​Kurti takon Borrell: Reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin bazohen veprimet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas sesioneve plenare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor sot në Brdo të Sllovenisë, takoi shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Borrell deklaroi se mirëpret arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat e automjeteve. Ai tha se kjo do të duhej të shërbente si momentum i ri për të përshpejtuar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare si rezultat e dialogut. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUPOSHTEKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME

Kurti në anën tjetër u shpreh se reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës.
Ai e njoftoi sërish Borrell për pengesat jo-tarifore që Serbia u bën prodhuesve kosovarë, siç ishte rasti më i fundit me kamionin që u bllokua, ndonëse po kalonte vetëm transit nëpër territorin e Serbisë.

Të dy u pajtuan se dialogu është platforma përmes së cilës palët arrijnë t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUPOSHTEKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME

Be the first to comment on "​Kurti takon Borrell: Reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin bazohen veprimet e Kosovës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*