A është Albin Kurti kryeministri më i mirë që ka pasur Kosova?


Albin Kurti është kryeministri i tetë që nga paslufta në Kosovë. Përpara tij ishin: Bajram Rexhepi (i ndjerë), Bajram Kosumi, Agim Ceku, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti. Albini, nga shumë kush po konsiderohet si kryeministri më i mirë që ka pasur Kosova. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU PER TE OARE EMISIONIN E PLOTE

Kjo mbetet akoma për tu parë, por ajo që dihet është se Albin Kurti është kryeministri më legjitim që ka pasur Kosova ndonjëherë. Të gjitha paraardhësit e tij kanë qenë kryeministra të pazareve politike, disa me 5-6 deputetë janë bërë kryeministra, e disa as pa qenë fare deputet, krejt si pasojë e rrethanave aktuale të kohës.

Albin Kurti, si askush tjetër është kryeministri me mbi 52 % të votave të qytetarëve të Kosovës, legjitim si askush tjetër. Kjo edhe ka shtuar shpresat e qytetarëve se Albini do të jetë më i miri së të gjithë të tjerët, ndryshimet e pritshme janë të mëdha ashtu edhe shpresat se më në fund do të jetë një kryeministër që do të bëj reformat të thella në të gjithë sektorët e shtetit.

Albin Kurti, për herë të dytë kryeministër, ka të gjithë mekanizat, ka në dorë timonin e qeverisë i vetëm, ka mundësi të kalojë çdo ligj që i nevojitet për të quar përpara të gjitha ato që ka premtuar. Në këtë kuptim Albini s’ka asnjë arsyetim në rast se nuk arrin të realizojë ato që ka premtuar, kryesorja çkapja e shtetit. Me këtë Albini do të arrij të jetë kryeministri më i mirë që Kosova ka pasur.

Pritshmëritë janë të mëdha, sfidat janë të mëdha, mundësitë nuk janë edhe aq shumë të mëdha por të mjaftueshme për të pasur sukses. Të gjitha këto kanë edhe koston e tyre, kanë rreziqet e tyre në rast se Albini nuk arrin të zbatojë premtimet e veta. Sa më të mëdha janë pritjet, aq më i madh do të jetë dëshpërimi në rast se Albini nuk arrin të realizojë premtimet e tija kryesore. Nga ish kryeministrat e kaluar pritjet s’kanë qenë aq të mëdha, andaj edhe dëshpërimi i qytetarëve s’kanë qenë shumë i madh, por me Albini gjërat ndryshojnë.

Albini ose do të jetë kryeministri më i mirë që ka pasur Kosova ose më i dobëti që ka pasur, s’ka të mesme dhe kjo është rëndesë e madhe mbi supet e Albin Kurtit. Ish kryeministrat tjerë, që nuk e kishin besimin as të lagjeve të tyre, kane qene komod në detyrën e tyre, nuk kishin presion sepse nuk kishte pritje. Ndonëse dëmet janë të mëdha që i kanë bërë Kosovës, e të cilat tani Albini duhet t’i asimilojë, nuk janë gjëra të lehta por janë të domosdoshme për të kthyer gjendjen në pikën zero.

Pavarësisht aftësive të Albinit, numrave që ka në kuvend dhe mbështetjes qytetarë, janë vetëm rezultatet në fund ato që vlejnë dhe me të cilat matet puna e secilit. Ditët ikën shpejt, edhe koha kalon, shpejt kalon edhe mandati katër vjeçar i Albinit, i cili po të punojë edhe 24 orë në ditë janë pak për pritjet që kanë qytetarët në te dhe qeverinë që ai e udhëheq. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU PER TE OARE EMISIONIN E PLOTE

Andaj, Albini ka në duart e tija fatin e tij politikë jo vetëm për të tashmen por edhe që të mbetet në histori si më i miri. Ndryshe e gjithë pritja e qytetarëve, shpresat që kanë pasur dhe kanë në te do të veniten. Albini e ka në duart e tij listën e gabimeve që kanë bërë paraardhësit e tij, mjafton të bëj të kundërtën e tyre dhe suksesi s’do të mungojë. Vetëm koha do e dëshmojë se ku do të radhitet Albini në mesin e kryeministrave që ka pasur Kosova, me punën apo mos punën e tij vet do e vendos veten se ku do të jetë. Te presim dhe të shohim

Be the first to comment on "A është Albin Kurti kryeministri më i mirë që ka pasur Kosova?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*