“Albin Kurti kishte të drejtë”, reagon Armend Muja pas vendimit të Kushtetuese ku i ndalohet Kurtit të kandidojë për deputet, ja çfarë thotë


Analisti politik, Armend Muja ka reaguar pas vendimit të Kushtetutës ku thuhet se Albin Kurti nuk mund të kandidojë për deputet. Muja thotë se, Kushtetuesja thotë se Kurti është dënuar me kush për pengimin e Asociacionit. Sipas tij, Kushtetuesja kishte gjetur se Zajednica ishte kundër kushtetuese dhe Albini kishte të drejtë. Ai ka përmendur Kodin e Vjetër Penal dhe nenin 100.

Postimi i plotë: Gjykata Kushtetuese: Albin Kurti është dënuar me kusht për pengimin e Asociacionit. Ishte GJK që kishte gjetur se Zajednica njëmend ishte kundër kushtetuese dhe Albin Kurti kishte të drejtë. Sipas Kodit të Vjetër Penal (Neni 100), dënimi me kusht nuk krijon pasoja juridike. Askush nuk mund te pengohet të kandidohet për deputet përveç nëse është paraparë me ligj (Neni 4, Ligji për Drejtat e Deputetit).

Nuk ekziston ndonjë praktike në demokraci të avancuara që dikush të parandalohet për vepra të kësaj natyre, përveç krimeve të larta dhe terrorizmit (Turqi). Përpjekjet e establishmentit për ta ndalur Albin Kurtin veçse e kanë forcuar atë.

Be the first to comment on "“Albin Kurti kishte të drejtë”, reagon Armend Muja pas vendimit të Kushtetuese ku i ndalohet Kurtit të kandidojë për deputet, ja çfarë thotë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*