Avokati Tomë Gashi publikon sqarime shtesë: Ja pse Albin Kurti mund të kandidojë për deputet


Avokati Tomë Gashi, ka dhënë edhe disa sqarime, duke thënë se liderit të Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ndalohet kandidimi për deputet të Kuvendit të Kosovës. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Ai ka thënë se në rastin e Kutit, dënimi me kusht i shqiptuar në vitin 2018, nuk prodhon efekte juridike, përcjell Bota sot. Sipas Gashit, disa po frikësohen pa nevojë nga ardhja e qeverisë Kurti.Postimi i tij në Facebook:

Kushdo që nuk e ka të qartë se Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës po ju jap edhe disa sqarime:
1. Albin Kurtit i është shqiptuar sanksioni penal, dënim me kusht në vitin 2018 kur në fuqi ka qenë Kodi penal nr.04/L-082 i shpallur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 19 tetor 2012. 2. Me dispozitën e nenit 100 të këtij Kodi Penal al 2.thuhet se: “Pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore ose kur kryesi lirohet nga dënimi”. Me dispozitën e nenit 3 pika 1 të këtij Kodi Penal parashihet zbatimi i ligjit në kohën e kryerjes së veprës penale. Andaj, në rastin e z.Albin Kurtit është e qartë se dënimi me kusht i shqiptuar në vitin 2018 nuk prodhon kurrfarë pasoje juridike. Më qartë se kaq nuk mund të jetë as për ata që i frikësohen pa nevojë ardhjes së shpejt të Qeverisë Kurti ll dhe të Albin Kurtit Kryeministër! Hap foton e me poshtme dhe per 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive


Be the first to comment on "Avokati Tomë Gashi publikon sqarime shtesë: Ja pse Albin Kurti mund të kandidojë për deputet"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*