Berisha: Mitsotakis t’i bëjë Ramës një përmendore


Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur për çështjen e detit. Megjithatë, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, falenderimi është pak. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Berisha tha se Greqia duhet t’i ndërtojë Ramës një përmendore. “Ky përsëriti pas 106 vitesh jo në tokë por në det, protokollin e Korfuzit. Ky e bëri fakt të kryer, dhe u thotë shqiptarëve, se në nuk na prek zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë. 6 mijë që kishte Greqia janë të barabarta me 12 milje që do ketë tani.” Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Ndërsa, duke folur për ligjin e 12 miljeve detare të miratuar në vitet ’90 i cili u shfuqizua në 2008, Berisha tha se në vitin 2009, pas negociatash dyvjeçare me Greqinë, u arrit marrëveshja detare ku qeveria greke paraqitet me 6 milje ujëra territoriale, kurse qeveria shqiptare me 12 milje.

Megjithatë, kjo marrëveshje sipas tij, u rrëzua për llogari të një pale të tretë. Ish-kryeministri Berisha u shpreh po ashtu se nga zgjerimi i Greqisë në Jon, Shqipëria humbet një territor të konsiderueshëm ajëror si dhe triliona euro në depozita nafte dhe gazi natyror.

Be the first to comment on "Berisha: Mitsotakis t’i bëjë Ramës një përmendore"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*