Daçiç: Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër të armëve, ishin bashkë në çdo luftë


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq i ka quajtur shqiptarët dhe kroatët “vëllezër të armëve”, duke komentuar njoftimin e ministrit kroat të mbrojtjes se janë gati t’i ndihmonte autoritetet e Prishtinës që ta transformojnë FSK-në në ushtri, transmeton Gazeta Express. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Për shumë vite dhe dekada ka pasur një koalicion midis separatistëve kroatë dhe shqiptarë nga ish-Jugosllavia. Armët u prokuruan përmes atyre kanaleve”, tha Daçiq në emisionin “Hit Tweet” në televizionin serb, TV Pink. Ai shtoi se shumë politikanë dhe separatistë shqiptarë ishin në ushtrinë kroate, duke përmendur njërin nga ish-themeluesit e UÇK-së, Agim Çekun. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Nuk është asgjë e re. Ata janë vëllezër në armë, ata ishin në çdo luftë, dhe në Luftën e Parë Botërore dhe në Luftën e Dytë Botërore. Ata ishin në anën e kundërt të shumicës së njerëzimit, por u mor si e mirëqenë. Nuk është marrë shumë për keq edhe kur luftuan kundër Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës”, theksoi Daçiq.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë tha se në Luftën e Dytë Botërore, “regjimi shqiptar dhe regjimi kroat ishin në shërbim të Gjermanisë naziste”. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Pra, është plotësisht e qartë për mua se ata janë vëllezër të armëve, unë thjesht nuk e di se çfarë do të bëjnë ato armë për ta tani. A po flasim për armë sot, apo do të flasim për rrugë, turizëm, ndonjë të ardhme të përbashkët? Ky është një tregues se sa nuk pendohen për asgjë të keqe që kanë bërë në të kaluarën”, tha Daçiq.

Be the first to comment on "Daçiç: Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër të armëve, ishin bashkë në çdo luftë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*