Dekreti i Mbretërisë së Greqisë njeh Çamërinë si pjesë e Shqipërisë


Në fletoren zyrtare të Mbretërisë së Greqisë e dhjetorit të vitit 1835 botohet dekreti rreth zonës se deri ku përfshihet veprimi i Konsullatës së Greqisë e vendosur në Janinë, Vlorë dhe Durrës Fletorja zyrtare është nxjerrë nga arkiva e Akademisë së Athinës. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Fletorja zyrtare e Mbretërisë së Greqisë, numër 21, botuar më 20 dhjetor 1835 (këtu). Rreth nënndarjes së Konsullatës së Epirit dhe Shqipërisë, në nënkonsullata. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Vendimi i oborrit mbretëror për punët e jashtme të shtetit: Nënndarja e zonës së katërt, ku zyra konsullore e Turqisë deri tani ka qenë e papërcaktuar nga nenet nga data 30 janar deri më 11 shkurt 1835. Udhëzimet konsullore shtesë u vendosën mbi propozimin e Sekretariatit si më poshtë.
Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Periferitë e konsullatës së Epirit dhe Shqipërisë ndarë në këto nënkonsullata: Të Epirit që ka qendër në Janinë. Kjo përfshin krahinat Zagorisë, Meçovës dhe Konicës dhe shtrihet në lindje deri në qytetet Grevena, Paramithi e Sul deri në Kalarite (Artë, shën, A.Ll.), në perëndim përgjatë gjithë vijës bregdetare të Çamërisë që nis nga Butrinti dhe përmban edhe Sajadhën.

Të Shqipërisë së Poshtme që selinë kryesore e ka në Vlorë. Kjo nënkonsullatë përfshin tërë bregdetin perëndimor deri në Kavajë duke filluar nga Butrinti deri në kufijtë e saj në lindje në një pjesë të Konicës dhe nga ana tjetër në Berat përfshin gjithë plazhet përreth. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Të Shqipërisë Veriore me qendër në Durrës. Kjo nënkonsullatë shtrihet gjatë gjithë vijës bregdetare të Kavajës dhe rrethinat e këtij qyteti deri në limitet e bregdetit Austriak (Kotorr), në kufijtë e provincës së Shkodrës nga Kavaja në perëndim, deri në lindje duke përfshirë zonën e Ohrit dhe rrethinat përkatëse. Athinë më 19 nëntor 1835. Në Oborrin Mbretëror nga Sekretari i Punëve të Jashtme, Jakov Rizos. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Be the first to comment on "Dekreti i Mbretërisë së Greqisë njeh Çamërinë si pjesë e Shqipërisë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*