Dikur ishte shtëpia e avionëve: Njihuni me sekretet e bazës ushtarake të Gjadrit në Shqipëri

Shqipëria mund të jetë një vend me destinacione shumë të bukura turistike dhe jo vetëm. Shqipëria mund të bëhet atraksion edhe për personat që pëlqejnë ushtrinë dhe sekretet që ajo ofron. Duke pasur të parasysh të kaluarën e Shqipërisë, ku në komunizëm u ndërtuan me qindra mijëra bunkerë, tunele dhe baza ushtarake, kjo mund të jetë një pikësynim në të ardhmen për të tërhequr sadopak turistë. Dhe në fakt, këtë herë, është një media e huaj e cila është ndalur dhe ka konsideruar bazën ajrore të Gjadrit si një prej bazave ushtarake sekrete përreth botës.

“Baza Ajrore e Gjadrit është një bazë e kohës së komunizmit e cila është ndërtuar në një kodër në Shqipërinë Veriore”, shkruan Sofrep. Duke filluar nga vitet 1970, kjo bazë ka qenë shtëpia e avionëve MiG dhe aeroplanëve sovjetikë e kinezë të asaj kohe. Baza e Gjadrit ishte e “varrosur” në një anë të malit dhe thuhet se brenda kishte disa tunele. Tashmë është jashtë përdorimit, por dikur ishte një labirint tunelesh, mjetesh ajrore dhe burrash që luftonin. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Banorët” kryesorë të Gjadrit ishin avionët MiG-19, MiG-17 dhe MiG-21. Shumica e tyre qëndrojnë ende në Gjadër, por zyrtarët shqiptarë kanë menduar për shitjen e tyre. Po ashtu mendohet që një pjesë e konsiderueshme e tyre të vendosen në muze të ndryshme në Shqipëri. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME POSHTE

Be the first to comment on "Dikur ishte shtëpia e avionëve: Njihuni me sekretet e bazës ushtarake të Gjadrit në Shqipëri"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*