Diplomati serb: Kurti “bombardues politik”, erdhi në dialog për ta ulur Serbinë


Ish diplomati serb, Vladislav Jovanoviq ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u emërua nga fuqitë perëndimore, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, për të bërë presion shtesë mbi Serbinë që të heqë dorë nga qëndrimi i saj parimor dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka përdorur termin “bombardues politik” për Kurtin, duke thënë se synohet të bëhet gjithçka që Serbia të heqë dorë dorë nga parimet e tyre.

“Kurti u emërua, ashtu si paraardhësit e tij, vetëm për të bërë presion shtesë mbi Serbinë, për të dalë nga pozicioni i saj parimor dhe për të shkuar drejt një realiteti të ri – njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky nuk është lloji i vetëm i presionit që ushtrohet në Serbi, në të njëjtën kohë po ushtrohen presione diplomatike, psikologjike, shoqërore për ta shtyrë Serbinë drejt realitetit të ri të pranimit të pavarësisë së Kosovës” thotë Jovanoviq.

Sipas tij edhe presionet nga ana e perëndimit janë shtuar, sikurse nga Kosova edhe nga sfera e brendshme, sepse nuk ka më kohë për pritje – perëndimi dëshiron rritjen e ndikimit në Ballkan dhe zvogëlimin e ndikimit rus edhe kinez. JU FT.OJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT dhe NA K0NTAKT0NI

“Perëndimi ka nevojë urgjente të ri-afirmojë ndikimin në Ballkan në raport me Rusinë dhe Kinën, para së gjithave flitet për luftë tregtare edhe ekonomike të fuqive të mëdha. Andaj duan të përfundojnë me rezistencën serbe, synimi i të cilës është të jetë e pavarur. Për këtë është e nevojshme që Serbia të shpallet fajtore për luftërat në Ballkan dhe agresor. Perëndimi ka menduar se lehtë mund të blihet Serbia me ofertën për anëtarësim në BE, po kjo po zhargitet dhe mbetet të shihet nëse Kina, Rusia edhe vendet arabe do të heqin dorë nga ndikimi në regjion”, tha Jovanoviç.

Sipas tij ka mbështetës të vendosjes së fuqisë imperialiste të SHBA-ve, ndërsa Serbia në dekadën e fundit në mënyrë ekonomike, shoqërore psikologjike edhe ushtarake po qëndron në këmbë, që i japin gjasa të mbijetojë presionet. JU FT.OJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT dhe NA K0NTAKT0NI

Be the first to comment on "Diplomati serb: Kurti “bombardues politik”, erdhi në dialog për ta ulur Serbinë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*