Donald Trump, si president i drejtohet për herë të fundit kombit amerikan


Në fjalimin e fundit drejtuar kombit përmes Fox News, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se nuk ishte prapa sulmit në Kongres. Ai u bëri thirrje amerikanëve të qetësonin pasionet e tyre, në një kohë kur Dhoma e Përfaqësuesve po flet për tërheqjen e tij. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Në dritën e raportit mbi demonstratat e reja, unë kërkoj që të mos ketë dhunë, asnjë shkelje të ligjit, asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo është diçka që unë kurrë nuk e kam mbrojtur, madje as Amerika. Unë u bëj thirrje të gjithë amerikanëve të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe qetësimin e gjakrave. Faleminderit”, tha Trump. Ai gjithashtu u bëri thirrje “kompanive të mëdha të teknologjisë”, të tilla, si Facebook dhe Twitter për të ndihmuar me “tranzicionin paqësor të pushtetit” javën e ardhshme.

Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan po diskuton shkarkimin e presidentit në largim, Trump. Anëtarët e dhomës së ulët të Kongresit e akuzuan republikanin për nxitje të një rebelimi përpara ndërhyrjes së një pjese të mbështetësve në kompleksin e Capitol Hill. Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi një rezolutë që i kërkon zëvendëspresidentit të SHBA-së, Mike Pence të zbatojë amendamentin e 25-të të Kushtetutës së SHBA-së. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Be the first to comment on "Donald Trump, si president i drejtohet për herë të fundit kombit amerikan"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*