DW: Takimi i dytë Kurti – Vuçiq përfundoi me ofendime


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk ranë dakord për asgjë. Dakordimi i vetëm ishte që bisedimet të vazhdojnë. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Kosova dhe Serbia duhet ta mbyllin kapitullin e së kaluarës dhe të shkojnë përpara”, u shpreh para takimit ndërmjetësi i dialogut, i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, në prag të raundit të dytë të dialogut mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai shpresonte se palët do të jenë konstruktive dhe pragmatike dhe se do të bisedohet për “hapat që na çojnë përpara”. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Kosova dhe Serbia kanë nevojë që përfundimisht të mbyllin kapitullin e të kaluarës së dhimbshme, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe të shikojnë drejt të ardhmes evropiane, për qytetarët e tyre. E kaluara është e rëndësishme, por e ardhmja është edhe më e rëndësishme”, tha Borrell para takimit.

PërpIasja rreth të së kaluarës: Por pikërisht e kaluara ishte ajo që sërish përplasi kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë Vuçiq. Ndaj takimi i sotëm në Bruksel ishte shumë më i shkrutër, sesa ishte planifikuar, sepse palët nuk ishin dakord pothuajse për asgjë. Pas bisedimeve u dëgjuan madje edhe fjalë të rënda në adresë të njëri-tjetrit. Kryeministri i Kosovës refuzon të nënshkruajë dokumentin për stabilitet dhe siguri, tha Vuçiq,

Be the first to comment on "DW: Takimi i dytë Kurti – Vuçiq përfundoi me ofendime"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*