Gazeta belge shkruan për “Ballkanin e Hapur”, tregon pse Albin Kurti nuk e përkrahë “Jugosllavinë e katërt”

Ballkani i hapur: Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duan të heqin kontrollet e tyre kufitare në 2023 me këtë titull gazeta e njohur belge La Libre ka shkruar se ideja e tre protagonisteve për “Open Ballkan që pretendon të tuboj shtete janë ide personale të disa liderëve në Ballkan, por jo edhe të qytetarëve, që kundërshtohen sidomos nga shqiptarët e Kosovës te cilët kishin vuajtur me vite të tëra nën regjimet serbo-sllave, shkruan gazeta zvicerane në shqip. Udhëheqësit e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë arritën një marrëveshje në Shkup të enjten për të hequr kontrollet kufitare nga viti 2023, të përbashkëta nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili mori pjesë në samitin me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kjo marrëveshje duhet të ndihmojë të tre vendet të ecin përpara në rrugën e anëtarësimit në BE. Nuk kemi pse t’i kthejmë shpinën njëri-tjetrit brenda kufijve tanë”, tha Rama. “Sot po fillojmë të bëjmë në rajon atë që do të bëjmë nesër në BE”.

Në vitin 2020, ai shprehu frikën e tij se Serbia do ta përdorte këtë projekt për të krijuar “një Jugosllavi të katërt”, pas Mbretërisë, Republikës Federale Socialiste dhe Republikës Federale. Takimi i fundit është një vazhdim i nismës “Mini-Shengen”, e nisur në tetor 2019 në Novi Sad Serbi. Këtë të enjte kjo nismë mori emrin “Ballkani i Hapur”.

Në këtë takim të organizuar me dhomat e tregtisë të tre vendeve morën pjesë disa qindra sipërmarrës. Politikanët nënshkruan gjithashtu një deklaratë synimi për të hapur tregjet e tyre të punës, për të lehtësuar tregtinë trepalëshe dhe për të bashkëpunuar në menaxhimin e krlzave.

Be the first to comment on "Gazeta belge shkruan për “Ballkanin e Hapur”, tregon pse Albin Kurti nuk e përkrahë “Jugosllavinë e katërt”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*