Gazeta indiane: Kosova, një vend më popullsi të vogël ka medalje sa tërë India


Gazeta indiane The Bridge e ka lartësuar suksesin e Kosovës në Lojërat Olimpike 2020 duke e goditur shtetin e vet, Indinë, për mungesë të medaljeve.
“Kosova, një vend më popullsi më të vogël se Bengaluru ka fituar më shumë medalje se India”, shkruhet në titullin e lajmit të The Bridge.

“Shteti ballkanik e ka një popullsi 12 herë më të vogël se Bengaluru dhe prapëseprapë ia ka dalë të fitojë më shumë medalje se India deri tani”, shkruan e përditshmja indiane. Kosova i ka fituar dy medalje të arta deri tani në Lojërat Olimpike në Tokio, të dyja në sportin e xhudos, me Distria Krasniqin që triumfoi në kategorinë 48 kilogramë dhe Nora Gjakovën në kategorinë 57 kilogramë.

India, ndërkohë, e ka fituar vetëm një medalje deri tani, të argjendtë, në Tokio 2020.Për dallim nga Kosova që i dërgoi vetëm 11 atletë në Tokio, India e dërgoi një ekip prej 119 atletëve. Por për Indinë ky numër është shumë i vogël krahasuar me popullsinë e saj, mbi 1 miliard.

Be the first to comment on "Gazeta indiane: Kosova, një vend më popullsi të vogël ka medalje sa tërë India"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*