Gjatë luftës një qytetar i tha Thaçit e Veselit, Serbia është e fortë mos na merrni në qafë

Ish oficeri i lartë pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i njohur me nofkën “Prizreni”, dikur oficer i Shërbimit Informativ, Vexhi Halili, vazhdon së treguari për qëndrimin e tij në Berishë bashkë me ushtarakët tjerë të UÇK-së. Kukësiani thotë se pasi kishin kordinuar një varg të aktiviteteve bashkë me Kadri Veselin e Hashim Thaçin, nisen për të shkuar në Ll.Drenoc për takim me popullatën civ ile. “Duhet të bisedojmë me popullatën për t’i bindur se veç luftës nuk kemi rrugë tjetër dhe këtë veprim duhet ta shohin të gjithë si vlerë të përbashkët.” i kishte thënë Veseli para nisjes. “Takohemi me banorë të atij fshati në një odë.

Aty shohë burra të shtyer në moshë, e thuajse të gjithë me mustaqe. I zoti i shtëpisë, pasi na dëshiron mirëseardhje, shprehi pasigurinë e popullatës civile të fshatit. E njëri nga banorët duke theksuar forcën e madhe të ushtrisë serbe, na u drejtua: ‘Ju lutna mos na merrni në qafë se kështu e ka shkru Zoti me jetu në robni.’ Unë nuk besoja se çka dëgjoja, por e arsyetoja se ishin pasojë e tmerrit të masakrave. Së pari nga ne foli Hashim Thaçi, i cili tha se: ‘Ne tashmë kemi një ushtri, e cila ka lindur nga populli dhe kemi arritë me bindë edhe faktorin ndërkombëtar për të na njohur e bërë faktor në përcaktimin politik, andaj keni besim tek ne’.

Kadri Veseli tregoi për arsyen e hyrjes në luftë me Serbinë. ‘Me dëshirë nuk kemi hyrë në luftë e se luftën asnjëri nga ne nuk e ka dashur, por pa u treguar grykën e armës këtij lloji të armikut, nuk ka mundësi ta krijojmë shtetin tonë dhe kurrë për jetë nuk do ta kemi po të dështojë lufta.’ Bisedat e tilla i bënim me banorë se kishim informata se Serbia krahas luftës brutale, bënte edhe luftë speciale me qëllim që banorët ta kundërshtonin hapur UÇK-në.” ka vazhduar rrëfimin e tij Vexhiu. SHlH ME TEPER DUKE E HAP REK IAMEN ME POSHTE

Be the first to comment on "Gjatë luftës një qytetar i tha Thaçit e Veselit, Serbia është e fortë mos na merrni në qafë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*