Gjithçka nisi me UÇK-në, ky është rrugëtimi i lavdishëm i Ushtrisë së Kosovës


Rrugëtimi i ushtrisë së Kosovës, që tash është pjesë e misioneve paqeruajtëse në botë. Gjithçka filloi me pak vetë. Vetëm me gishtat e dorës, mund të numëroheshin ata që po bashkoheshin rreth një ushtrie që deri atëherë nuk ekzistonte.

Por nuk do të shkonte shumë kohë, dhe kësaj guerile t’i bashkoheshin mijëra vetë. E quanin Ushtria Clirimtare e Kosovës. E lindur nga populli, kjo ushtri u bë mburojë e popullit të Kosovës, që po vuante regjimin e pushtetit jugosllav.

Me luftën e drejtë që bëri UCK-ja, krijoi aleancë me NATO-n. Avionët e kësaj superfuqie me 24 mars 99 nisën sulmet ndaj forcave serbe. Me NATO-n nga qielli dhe me UCK-në nga toka, forcat serbe u larguan nga Kosova. Pas mbarimit të luftës filloi edhe ç’armatimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke u transformuar më vonë në vjeshtën e 99-tës në atë që u quajt Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

TMK operoi për më pak se 10 vjet në teren, kur në 20 janarin e 2009-tës, gati një vit pas shpalljes së pavarësisë, nga TMK pjestarët e saj kaluan në FSK. Forcat e Sigurisë së Kosovës me 4000 ushtarë aktiv dhe 2500 rezerviste kishin mision që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj, operacionet e mbrojtjes civile brenda Kosovës, si dhe t’i ndihmoj autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.

E dita historike erdhi 9 vjet më pas kur me 14 dhjetor të vitit 2018, nën përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kuvendi i Kosovës miratoi tre ligjet që e shndërrojnë FSK-në në ushtri të rregullt. Kjo ishte përkrahur nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare por ishin serbët ata që kundërshtuan e madje nuk morën fare pjesë në seancën e parlamentit. Ky transformim i FSK-së në ushtri është paraparë të zgjasë 10 vjet, por ende pa u bërë tre vite, ligjvënësit kosovarë si rrallëherë së bashku miratuan vendimin e qeverisë që FSK-ja të dërgojë trupat e saj në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Be the first to comment on "Gjithçka nisi me UÇK-në, ky është rrugëtimi i lavdishëm i Ushtrisë së Kosovës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*