“Gligorov, Cërvenkovski, Georgievski, Gruevski, kanë bërë çmos që shqiptarët të jenë pakicë”


“Për ta parandaluar faktorizimin e shqiptarëve, pala sllavo-maqedonase, që nga viti 1991 e këndej, zbatoi ndaj tyre një strategji të veçantë ndërtoi sistem unitar, krijoi shtet monoetnik dhe ushtroi pushtet centralist, ndoqi politikë restriktive dhe diskriminuese, ndërmori veprime opresive, duke ndërhyrë në viset shqiptare edhe me ekspedita ushtarako-poli core. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HAPSIREN RE ALMUESE ME POSHTE

Të drejtat politike të shqiptarëve janë injoruar, si nga Kiro Gligorovi apo LSDM-ja e Branko Cërvenkovskit, ashtu edhe nga VMRO-të e Lubço Georgievskit, përkatësisht të Nikolla Gruevskit. Që të gjithë, kanë bërë çmos që shqiptarët t’i trajtojnë si pakicë kombëtare. Madje, dy partitë sllavo-maqedonase vazhdimisht e kanë fajësuar njëra-tjetrën për sasinë gjoja të madhe të të drejtave që ua japin shqiptarëve.

Politika diskriminuese, restriktive, unitariste, centraliste dhe monoetnike e sllavo-maqedonasve i vendosi shqiptarët në grupin e pakicave ku bëjnë pjesë: vllehtë, romët, serbët, turqit. Shqiptarët ndërkaq, brenda dy dekadave të pluralizmit politik, asnjëherë nuk e refuzuan takimin me të dërguarin e OSBE-së për pakica, duke filluar që nga ambasadori Gert Arens (Geert-Hinrich Arhens, 1934-) deri te diplomati norvegjez Knut Volebek (Knut Vollebaek, 1946-). Nuk mund të pretendosh për status populli shtetformues, e në anën tjetër të takohesh me emisarin për pakica.

Që nga viti 1991 deri më sot, faktori sllavo-maqedonas i përjashtoi shqiptarët nga të gjitha proceset ekonomike dhe financiare. Në proceset ekonomike dhe financiare, shqiptarët në Maqedoni janë të përfshirë vetëm 1%. Në fillim të viteve të tranzicionit, të gjitha ndërmarrjet, fabrikat dhe repartet prodhuese të hapësirave etnike shqiptare u privatizuan nga pala sllavo-maqedonase. Duke i margjinalizuar shqiptarët nga proceset ekonomike dhe financiare, i shndërroi ata në popull social.

E popujt social, preokupim parësor s’e kanë dot çështjen kombëtare, gjuhën, flamurin dhe Skënderbeun, por ekzistencën lakuriqe. Një popull, i sjellë në zgrip të mbijetesës lakuriqe, më lehtë nënshtrohet dhe sundohet. Për ta relativizuar peshën e faktorit shqiptar, pala sllavo-maqedonase i shtyri shqiptarët: të merren me vetveten dhe të kacafyten ndër vete, të njëjtat kërkesa t’i përsërisin dhe t’i përsërisin vite me radhë, me dekada të merren me çështjen e gjuhës dhe të flamurit, të qëndrojnë sa më larg kërkesave ekonomike.

Pjesë e strategjisë antishqiptare ishin edhe abuzimet dhe pasurimi brenda natës që ua mundësoi faktori sllavo-maqedonas individëve të caktuar nga radhët e politikanëve shqiptarë, duke krijuar kështu një kastë të korruptuar samurajësh. Kjo kastë e të privilegjuarve, duke u bërë instrument i politikës unitariste, centraliste dhe monoetnike sllavo-maqedonase, u shndërrua në grup politik irrelevant, të papërfillshëm dhe joinfluent. Duhet ditur se janë do punë që nuk shkojnë bashkë, si shembull edhe atdhetar, edhe pjesë e qeverisë së një shteti diskriminues; ose dje i varfër, sot pasanik brenda nate dhe në të njëjtën kohë edhe patriot. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HAPSIREN RE ALMUESE ME POSHTE

Be the first to comment on "“Gligorov, Cërvenkovski, Georgievski, Gruevski, kanë bërë çmos që shqiptarët të jenë pakicë”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*