Haki Abazi reagon pas vendimit të Kushtetutës: Aty shemben lojërat e fillon e vërteta!


Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi. Ai në postimin e tij në Facebook, ka komentuar këtë vendim duke thënë se ky vendim nuk paska prapa efekt ndaj një qeverie të pazgjedhur ose të “zgjedhur” me një proces antikushtetues. Po ashtu, ka theksuar se po ka tentime për të sabotuar vullnetin e qytetarëve.

Postimi i plotë: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk paska prapa efekt ndaj një qeverie të pazgjedhur ose të “zgjedhur” me një proces antikushtetues dhe vendimeve që ka marrë që nga dita që është formuar, ndërsa po i njëjti vendim i gjykatës kushtetuese pretendohet se paska prapa efekt në një vendim të para tre viteve dhe një vendimi me kusht që ka qenë i bazuar në një Kod Penal tjetër që ka qenë fuqi në atë kohë.

Këtu është një mal paradoksesh e tentativash të sabotimit të vullnetit qytetar edhe më tutje ashtu siç u bë me tradhtinë ndaj votës, rrëzimin e qeverisë dhe prolongimin e vendimit të gjykatës për më shumë se gjashtë muaj. Shumë qartë! POR, kjo do të kthehet në mobilizim total të votës për Lëvizjen dhe për Kurtin Kryeministër me përqindjen dërmuese në Parlamentin e Kosovës, për 40 ditë ballafaqimi me gjykimin e sovranit dhe referendumin e madh, aty shemben lojërat e fillon e vërteta!

Be the first to comment on "Haki Abazi reagon pas vendimit të Kushtetutës: Aty shemben lojërat e fillon e vërteta!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*