Haradinaj i përgjigjet Vuçiçit: Nuk keni nevojë të jeni nervoz, bashkimin me Shqipërinë mund ta shmangni duke


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pas deklaratës së këtij të fundit në drejtim të Haradinajt. Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për sa kohë Vuçiçit i dukem i rrezikshëm jemi në rrugë të drejtë. “Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”, ka shkruar Haradinaj. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar sot pas deklaratës së Haradinajt për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke e quajtur Haradinajn politikan serioz, të fortë dhe të rrezikshëm. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Postimi i plotë i Haradinajt: Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë! Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës. Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi.

Be the first to comment on "Haradinaj i përgjigjet Vuçiçit: Nuk keni nevojë të jeni nervoz, bashkimin me Shqipërinë mund ta shmangni duke"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*