I nominuari per ambasador të SHBA-ve, zotohet se do ta ndihmoj FSK permend suksesin e ‘Defender 21’

I nominuari për ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se në misionin e tij do të ndihmojë tranzcionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME POSHTE

“Unë do të mbështes zhvillimin e vazhdueshëm gradual dhe transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë multietnike, ndërvepruese me NATO-n dhe mbrojtëse të ter’ritorit”, ka thënë ai në deklaratën dërguar Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME POSHTE

Hovenier si sukses të FSK-së, ka përmendur ushtrimin ushtarak ‘Defender 21’, i cili në Kosovë është mbajtur nga data 17 maj deri më 29 maj. Duke u bazuar në stërvitjen e parë ndërkombëtar të Kosovës së bashku me forcat amerikane dhe organizimin e ‘Defender Europe 21’,ne mund të ndihmojmë kalimin e Kosovës nga konsumator në ofruesin e sigurisë,ka shkruar ai.

Hovenier pritet që të zëvndësojë, Philip Kosnett i cili para pak ditësh ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë si ambasador. Forca e Sigurisë së Kosovës me 330 ushtarë ka qenë pjesë e stërvitjes “Defender-Europe 21”, ushtrimet e së cilës në Kosovë janë zhvilluar nga data 17 maj deri më 29 maj dhe arena e trajnimeve ka qenë në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.

Kosova është një prej 16 vendeve pritëse të “Defender Europe 21”, që është një stërvitje e përbashkët mbrojtëse shumëkombëshe e drejtuar nga ushtria amerikane. Në “Defender-Europe 21”, marrin pjesë 27 shtete me mbi 28 mijë ushtarë.

Be the first to comment on "I nominuari per ambasador të SHBA-ve, zotohet se do ta ndihmoj FSK permend suksesin e ‘Defender 21’"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*