Investime Prej 300 Milion Euro Për Ushtrinë E Kosovës: 100 Tanke Dhe 300 Transporterë Në Dispozicion, Siklet Për Serbinë


Mediat në Serbi e kanë bërë top-temë nismën e institucioneve kosovare për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Gazetat serbe po shkruajnë se Kosova do të blejë 100 tanke, 300 transporter e sistem anti-raketor, përmes një buxheti prej 300 milionë euro. Gazeta serbe ‘Informer’ shkruan se SHBA i ka lejuar shqiptarët e Kosovës të krijojnë një ushtri dhe të blejnë armë në vlerë prej 300 milionë euro, përcjell AlbKos News. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Në tri vitet e ardhshme autoritetet në Prishtinë, do të blejnë armë me vlerë 300 milionë euro për ushtrinë e tyre. Kujtojmë, çmimi i tankeve të përdorura dhe të personelit të blinduar transportues shkon nga gjysmë milioni deri në tre milionë dollarë. Njëkohësisht, armët anti-forcave të blinduara dhe pajisje të tjera ushtarake mund të blihet me një çmim të volitshëm nga ish-republikat sovjetike, si dhe nga vendet e NATO-s, të cilët duan të heqin qafe armët e tyre të vjetëruara”, shkruan kjo gazetë, duke analizuar potencialin e Kosovës për të u pajisur me armë, të cilat serbët pretendojnë se do të blihen ekskluzivisht për ta siguruar shtetin e Kosovës nga Serbia, e cila vazhdon ta pretendojë si pjesë të sajën. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Tutje, kjo gazetë shkruan se armët janë planifikuar për të u blerë menjëherë pas miratimit të ligjit për krijimin e një ushtrie të Kosovës, e cila do të përbëhet nga 5000 ushtarë. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Be the first to comment on "Investime Prej 300 Milion Euro Për Ushtrinë E Kosovës: 100 Tanke Dhe 300 Transporterë Në Dispozicion, Siklet Për Serbinë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*