Ish-deputetja e LDK: Bravo, Kryeministër Kurti


Ish-deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkollit i ka pëlqyer paraqitja e sotme e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Tërmkolli i ka thënë “Bravo” Kurtit në Facebook, ndërsa ka thënë se Serbia dhe të tjerët duhet ta pranojnë dhe kuptojnë se kush është agresori dhe kush vlktima. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Bravo, Kryeministër Kurti, edhe njëherë! Serbia por edhe të tjerët duhet ta kuptojnë e ta pranojnë kush bëri gjencid ndaj shqiptarëve (tri herë gjencid, nga 1878 deri 1999), pra kush është agresori e kush viktima. Të mos harrojmë se ka vite që ishin ndërruar rolet, Serbia po hiqej vlktima!”, ka shkruar ajo. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Kurti dhe Vuçiq u takuan sot për herë të dytë. Presidenti serb e cilësoi takim të keq dialogimin e sotëm, ndërsa kryeministri i Kosovës tha se Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë një marrëveshje të paqes, të propozuar nga ai. Vuçiq pas takimit tha se është i shqetësuar dhe se nuk e di se çfarë do të bëjë,

“Njerëzit në BE nuk besojnë në ato që po dëgjojnë. Burri është kthyer në shekullin e 19-të. Siç mund ta shihni, unë jam i shqetësuar, nuk e di se çfarë do të bëjmë”, u shpreh Vuçiq. Ai e quajti Kurtin iracional, ndërsa tha se këmbënguli për ta diskutuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në anën tjetër, Kurti tha se në takimin e sotëm me kryeministrin serb, Aleksnadar Vuçiq, iu refuzua propozimi për një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti tha se çështje e të pagjeturve është çështje nga e kaluara dhe se nuk e kupton Vuçiqin, i cili tha se nuk pranoi që togfjalëshi “ballafaqim me të kaluarën” të përfshihet në zotimin për të bërë gjithçka për të pagjeturit.

I pyetur për t’i komentuar deklaratat e Vuçiqit se Kurti nuk u pajtua për disa çështje, dhe njërën veçanërisht atë të deklaratës ku palët zotohen të përmbahen nga veprimet që mund të krijojnë tensione në terren, Kurti tha se Vuçiq po gënjen. “Kjo është gënjeshtër. Pra, ai që ua ka thënë këtë… Ai po gënjen. Përkundrazi, ne kemi kërkuar që të futet edhe fjala paqe dhe stabilitet, jo vetëm siguri”, tha Kurti para gazetarëve në Bruksel.

Be the first to comment on "Ish-deputetja e LDK: Bravo, Kryeministër Kurti"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*