Ish-ministri grek Pangallos: Krenar që jam arvanitas!


Nëse lexon apo dëgjon që ka njerëz në administratën publike që paguhen pa shkuar në punë, që shkojnë formalisht në punë dhe gjatë orarit zyrtar bëjnë punë të tjera, që ka zyrtarë që rezistencën më të fuqishme ndaj reformave e bëjnë me buzëqeshje dhe mos veprim, që shkojnë në Bruksel dhe ngaqë nuk njohiin asnjë gjuhë të huaj dhe përgjigjen vetëm me tundjen e kokës – mos mendoni se po flitet për Shqipërinë. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

shtë Greqia e viteve 80. Rrëfimtari,- një veteran i politikës greke, por edhe asaj europiane Teodor Pangallos. 32 vjet deputet. Ish-zv/kryeministri, ish-ministër i Jashtëm. Njeriu prezent në ciklonin e politikës greke dhe asaj të Bashkimit Europian gjatë viteve 80 dhe 90. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Në një llibër të pazakontë për nga stili i të shkruarit, i mbështetur ne anekdoda treguar mes miqsh- rrefëhet me sinqeritet brutal- jo vetëm politika greke, por edhe kulisat brenda BE. Vendimmarrja, përfitimet dhe sakfricat e të qenit anëtar i Unionit. Libri tregon çfarë do të thotë konkretisht të mbrosh interesat e vendit mes anëtarëve të mëdhenj, dhe pse pavarëissht retorikës antieuropiane dhe anti-NATO që kishte mbërttyer Greqinë në vitet ’80, interesi më i mirë i vendit mbetej Bashkimi Europian dhe ky nuk është konkluzion historik, por edhe mendimi kryeministrit kohës që publikisht shprehej për daljen nga TPE. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Një llibër që duket se është shkruar edhe për klasën politike dhe publikun shqiptar. Në një intervistë për #Përballë, Pangallos, i cili shprehet krenar që është arvanitas flet për marrëdhëniet historike mes dy vendeve, sfidat dhe rrugëtimin e përbashkët në të ardhmen. Zoti Pangalllos është kënaqësi që kam rastin për t’iu intervistuar. Edhe për mua zoti Lutfi të jem në televizionin publik. Ka qenë një nga ëndrrat e mia. Ja që erdhi dita që kjo ëndërr të bëhet realitet. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

E lexova librin tuaj brenda natës dhe duket sikur e keni shkruar për publikun shqiptar. Unë e kam shkruar librin për të dy vendet edhe pa e ditur që do të përkthehet në shqip. Për mua kjo do të thotë shumë. Nuk jam i sigurtë në mund të këshilloj dikë ta lexoj brenda natës, por është një libër që nuk është libër serioz në sensin që kam shkruar shumë ndodhi dhe anekdoda rreth asaj që ne i themi sot Europë dhe kam shkruar gjëra që askush tjetër nuk i ka shkruar më parë. Po mendoj se është një libër edhe për një audiencë më të gjerë. Mënyra si është shkruar libri, të kujton më shumë rrëfenjat dhe anekdodat që dikush i thotë miqve të tij duke pirë një gotë verë…

Kjo është përshtypja nga faqja e parë tek e fundit. Po, por ka edhe gjëra serioze brenda. Absolutisht, rreth Europës dhe mendoj se është e rëndësishme për njerëzit që negociojnë tani pozitën e Shqipërisë në Europë, për të ditur ku po shkojmë? Çfarë është Europa. Europa është …interes… më së shumti. Jo rreth vlerave?/ Është rreth interesit, biznesit. Ka nisur nga biznesi, por nuk është vetëm rreth biznesit, por gjithashtu rreth idealeve. Europa ka shumicën e kombeve në botë dhe shumicën e gjuhëve. çdo gjuhë paraqet karakterin kombëtar. Grekët janë krejt ndryshe nga suedezët dhe irlandezët janë krejt ndryshe nga polakët apo sllovakët apo bullgarët apo rumunët. Cfarë i mban bashkë… Ajo që i mban bashkë është interesi i përbashkët, sepse madhësia është një faktor në ekonominë e sotme- ekonominë globale. Por gjithashtu është edhe besimi në demokraci. Eshtë një komunitet i vendeve demokratike. Të drejtat e njeriut duhen mbrojtur në Europë dhe të drejtat e njeriut nuk janë çështje e shumicës, janë çështje e pakicës. Do të thotë se pakicat jo vetëm që kanë të drejtë të jetojnë në Europë, por duhet të jenë dhe të lira. Greqia është një vend të themi mesatar dhe Shqipëria është një komb i vogël në Europë dhe të jesh në Europë do të thotë të lëvizësh lirisht dhe lirisht të bësh biznes.

Zoti Pangallosh ju vini nga Greqia dhe përmendët një fjalë që do të thotë shumë për miliona njerëz në gjithë botën- demokraci. A po kalon demokracia në ditët e sotme një krizë të… moshës së mesme?/ Mendoj se demokracia është në krizë sepse tashmë është një formë qeverisje globale, me përjashtim të Koresë së Veriut dhe eventualisht Venezuelës apo Kuba, megjithëse edhe ajo po lëviz drejt demokracisë, plot vende të tjera e kanë orientuar veten drejt zgjedhjeve të lira dhe sistemit shumë partiak., por kjo ka të bëjë edhe me të drejtat e njeriut, siç ju thashë më lart të drejtat e njeriut duhet të mbrohen edhe atëherë kur lidhen ngushtësisht me pakicat, sepse shumicat bëjnë çfarë të duan, kanë qeverinë, miratojnë ligje në Parlament. Demokraci nënkupton që edhe pakicat kanë të drejtë të jenë të lira dhe aktive. Dhe për më tepër pakicat duhet të jenë të lira të kërkojnë rrugë dhe mjete për t’u bërë shumica apo pjesë e shumicës. Kjo është demokracia në botën bashkkohore.

Ju folët për një komunitet interesash dhe në librin tuaj ju shpjegoni në detaje çfarë do të thotë praktikisht të jesh në Europë, cilat janë rregullat e lojës dhe po citoj apo më mirë po perifrazoj ato që ju keni cilësuar si “interes kombëtar” për gjëra shumë konkrete. Po e them këtë sepse në Shqipëri flitet për reforma, kuptohet BE si një leje për t’u futur në një klub të pasur, nënkupton gjëra të bukura, por jo shumë konkrete. Ju flisni në libër për shembull edhe për 100 rrënjë ulliri të tuat, fati i të cilave lidhej nga vendimi që do të merrej në Bruksel. Ωfarë mund të mësojnë zyrtarë dhe qeveritar të Shqipërisë në dëshirën për t’u afruar në Bashkimin Europian?/ Ju e dini që kur Spanja dhe Portugalia dëshironin të bëheshin anëtarë! Anëtarë. Spanja ishte prodhuesi më i madh i vajit të ullirit në Europë në atë kohë bashkë me Italinë dhe Greqinë. Ata prodhonin shumë më tepër se Greqia dhe në Greqi nuk është se i kushtohej rëndësi kësaj sepse vaji ullirit këtu ishte i mirë, i lirë dhe i shëndetshëm. Por e them këtë se dua të jem krejt i qartë dhe i kuptueshëm. Unë thashë kam 100 rrënjë ulliri, sepse kjo nënkupton diçka për mua. Unë nuk jam bujk, nuk jam fermer… por kjo ka të bëj me identitetin tim. Unë prodhoj vetë vajin e ullirit, po ashtu e bëj vetë verën dhe mendoj se kjo është thelbësore për identitetin tim. Ndoshta ka njerëz në Shqipëri që e kuptojnë çfarë unë dua të them. Ju duhet t’i përshtateni konsumatorëve dhe përdoruesve edhe atëherë kur ata nuk janë korrekt. Për shembull unë këto ditë kam kërkuar verë shqiptare në restorante shumë të shtrenjta këtu në Tiranë, unë isha aty me botuesin dhe miqtë e mi dhe mikëpritja ishte shembullore dhe më thonin: nuk kemi verë shqiptare. Kemi vetëm verë italiane. Verën italiane që keni këtu e keni me cilësi mesatare.

Mesatare në cilësi, por jo në çmim. Po, po flisja për cilësinë, cilësi mesatare dhe çmim shumë i shtrenjtë për këtë verë që unë kurrë nuk do ta pija në Itali dhe duhet të prodhoni verë të mirë siç keni prodhuar më parë, para se rregullat që do të vendosen do të disiplionojnë kuotat e prodhimit. Dhe sot mbetet vetëm të prodhoni verë siç keni prodhuar apo edhe verë më të mirë, me çmim më të ulët.. Kam qenë për herë të parë në Shqipëri si vëzhgues në zgjedhjet e vitit 1991… Ndoshta ju nuk kishit lindur në atë kohë. Ahh jo, kisha lindur… nuk jam aq i ri. Ahh po, por ju e mbani që nuk ka qenë kohë e zakonshme, ka qenë kohë historike…të rinjtë ndoshta nuk e mbajnë mend… Verë e mirë prodhohej në kufijtë veriorë të Greqisë, çka do të thotë se në Jug të vendit ju mund të prodhoni verë shumë të mirë, mund të prodhoni vaj ulliri në Bregdet, përderisa prodhohet në Itali, prodhohet në Korfuz dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos prodhohet edhe në Shqipëri. Duhet të mbroni interesat tuaja dhe të mbrosh interesat tuaja do të thotë që të bëni të pamundurën që të prodhoni, ndryshe mund të jeni pjesë e Europës pa patur pjesë në të. ….Europa nuk është institucion ndërkombëtar. Amerikanët bëjnë gabimin që e marrin Europën si një institucion ndërkombëtar, si OKB, si Kombet e Bashkuara. Nuk është kështu. Europa është dinamike, është si biçikleta. Nëse nuk lëviz biçikleta ndalet. Duhet të pedalosh gjithë kohën, që të qëndrosh duhet të lëvizësh gjithë kohën. Dhe lëvizja duhet të jetë gjithmonë përpara. Të duhet të ndryshosh zakonet dhe mentalitetin, ndonjëherë thjesht duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit. Ne arritëm ta bëjmë këtë në Greqi vetëm pjesërisht dhe tani po ballafaqohemi me pasojat sepse ne kemi qenë dorëlëshuar. Europa nuk është për ata që shpenzojnë. është për njerëzit që investojnë …dhe kursejnë..

Ju keni thënë në një fjalim publik, në mos gaboj në vitin 2012 se njerëzit duan të shkojnë drejt së ardhmes sepse nga natyra janë të prirur për të qenë më mirë dhe ju thatë se gjatë 20 viteve që ikën çdo vit ishte më i mirë se viti paraardhës dhe për 20 vitet që do të vijnë njerëzit duhet të mësohen që viti që vjen do të jetë po aq i keq sa ai që ikën. E kam thënë shpesh dhe tingëllon pak e vështirë për njerëzit këtu në Shqipëri. Ju e dini çfarë është një shtet komunist, por në Greqi nuk kemi patur një ekonomi shtetërore komuniste. Por ju keni provuar “frutet” e sistemit komunist në Shqipëri sepse në vitin 1990 dhjetëra mijëra shqiptarë erdhën në Greqi. Po dhe ata na ndihmuan shumë dhe ne tani kemi edhe një lidhje tjetër në historinë e përbashkët të Shqipërisë dhe Greqisë. Shqiptarët erdhën nga Jugu. Kanë ardhur drejt Jugut edhe në të shkuarën tejet të largët dhe nëna e Aleksandrit të Madh ishte Ilire. ishte shqiptare, do të ishte këtej sot nëse familja e saj do të mbetej në Shqipërinë e sotme. Ajo ishte princeshë e Molosit. Molosët ishin një prej fiseve ilire, vëllai i saj gjithashtu quhej Aleksandër dhe ajo përdori… të paktën legjenda thotë kështu, nuk e di a është e vërtetë, por kur ajo mësoi se Filipi i Maqedonisë kishte një grua tjetër më të re dhe priste një djalë që do të zëvëndësonte djalin e saj Aleksandrin, ajo e helmoi atë. Princesha e Molosit, kishte një lidhje të ngushtë me …helmin (qesh). Më pas shqiptarët erdhën nga viti 1000 deri në vitin 1200.

Arvanitasit. Po, Arvanitasit që janë pjesë e familjes time dhe jam shumë krenar për të. Dhe (arvanitasit) luftuan së bashku me grekët kundër Perandorisë Osmane për pavarësinë e Greqisë dhe ende janë patriotë të përkushtuar dhe (shqiptarët) erdhën sërish si punëtorë dhe Greqia kishte nevojë për punëtorë për të punuar sidomos në zonat rurale, në ndërtim apo në aktivitete të tjera të rëndësishme. Pra kemi një histori, që i themi e përbashkët sepse është bazuar në fakte dhe jo thjesht nga ndonjë ideologji. Tanimë 800 mijë shqiptarë jetojnë në Greqi dhe shumica e tyre janë të rinj, shkojnë në shkolla, mësojnë si të jenë të suksesshëm në jetë. Disa prej tyre janë tejet të suksesshëm. Shqiptarët tanimë nuk janë, ata të disa viteve më parë, thjesht njerëz që kaluan kufirin për të punuar dhe për të mbajtur familjet e tyre, ata po bëhen shumë aktiv të strukturuar dhe shumë të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Kemi kampion olimpik nga minoriteti shqiptar. Gjërat po ecin mirë. Nëse shohim të shkuarën, siç po bëni ju tani, 800 apo 1000 vite më parë ne mund të gjejmë shembujt që ju përmendët, revolucionin grek arvanitët që erdhën rreth vitit 1200, emigrantët në vitet 90 të shekullit të kaluar, .. në çfarë mase historia mund të jetë. Historia nuk mund të jetë gjithçka, por të ndihmon. Po, por nuk duhet të harrojmë përvojat e hidhura…duhen parë dy anët e monedhës.

Zoti Erdogan, po thotë….unë e dëgjoj zotin Erdogan është pak i lodhshëm se flet shumë dhe thotë shpesh gjëra pa i menduar. Ai thotë ndonjëherë se njerëzit që jetonin në Perandorinë Osmane ishin subjekte të Sulltanit dhe jetonin të lumtur sepse gjithkush tolerohej. Fjala tolerim e ka një kuptim, sepse nëse ishe turk, ti ishe një lider, ishe pasha, ishe…, por kur nuk e pranoje sistemin nuk toleroheshe. Në rastin më të keq të ikte koka, ose në rastin më të mirë të ikte pasuria, të merrnin fëmijët. Ali Pasha i Janinës e kuptoi këtë. Ai ishte një kriminel i madh, por edhe njeri i madh, një politikan i madh me fuqi analizuese. Ai përdori Napoleonin që në atë kohë ishte i suksesshëm në Europë, e përdori sa kohë ishte i suksesshëm, e përdori Napoleonin për të krijuar një shtet multietnik dhe multifetar. Kjo është e ardhmja. Nuk duhet ta lemë fenë të na ndajë dhe mendoj se Shqipëria e ka për detyrë të shkojë në Europë edhe t’u mësojë të tjerëve se si duhet të jenë realisht tolerant, me fenë dhe me pozicionet e ndryshme të vendeve që përbëjnë komunitetin europian. Njerëzit duhet të lëvizin lirishëm dhe nuk duhet pyetur për origjinën e tyre etnike apo qëndrimet e tyre me synimin për t’u bërë një. Ne nuk duam që kombet të zhduken, ne duam të jenë të suksesshëm dhe të larmishëm në struktura multi kombëshe. Ajo që ju po thoni është të shohim të ardhmen përmes së shkuarës. çfarë duhet të shmangim nga e shkuara e cila nuk ka qenë gjithmonë e lavdishme… Në të shkuarën ka patur përpjekje për të unifikuar njerëzit përmes forcës. Nuk u bë kjo gjë vetëm në Ballkan, më e shumta e kombeve, gjermanët, francezët, italianët u bashkuan përmes forcës, përmes operacioneve ushtarake. Tani po përpiqemi të bashkohemi përmes tregtisë, shkëmbimeve, informacionit. Në këtë aspekt edhe kombet e vogla kanë për çfarë të na mësojnë.

Zoti Pangallos ju jeni një politikan i njohur në Shqipëri dhe në rajon, doja të dija çfarë ju shkon në mendje kur dëgjoni fjalët, shqiptar, Shqipëri? /Shumë simpati. Shumë simpati, sepse nuk mendoj se jemi vëllezër, sepse vëllezërit nuk ekzistojnë në një botë shumë kombëshe, por nëse kemi një kushëri… jeni ju. Nëse diku ekziston një kushëri për ne. Ne nuk i përkasim familjes së kombeve të mëdha. Nuk jemi as latin, as gjermanik, as slllav, që janë familje të mëdha dhe janë krenar që i përkasin këtyre familjeve, por ne nuk i përkasim këtyre familjeve dhe ju po ashtu nuk i përkisni. Idea për ta bërë Shqipërinë një komb latin është e gabuar. Kjo tashmë është e provuar në të shkuarën dhe unë nuk dua të përsëris provat. Ajo çka ofron Italia shpesh është e mirë dhe ju ndihmon ju për të krijuar një ekonomi tregu, por ndonjëherë e bëjnë,…si të them…., të duket kapitalizmi nga pikpamja e cilësisë…. Unë mendoj se ju duhet të zgjidhni lirisht dhe të bëni zgjedhje që ju ndihmojnë si për historinë si për karakterin kombëtar dhe do të jeni të vlefshëm për konstruktin europian.

Ju përmendët kushurinjtë dhe dua të bëj një pyetje përgjigjen e së cilës doja ta merrja pas një pushimi të shkurtër, në këtë rajon janë tri kombe, grekët, sllavët, shqiptarët, tri alfabete, grek, latin, cirilik dhe tre fe. Sa i përket kushërinjëve janë shqiptarët kushërinj të parë apo janë sllavët?/ Ata nuk janë kushërinj, janë familje tjetër. Grekët dhe shqiptarët kanë jetuar së bashku… ju përmendët tre alfabete. Unë po ju them se ka vetëm një alfabet dhe ju e përmendët, alfa do të thotë alfa dhe beta do të thotë beta.dhe cirilik ishte për priftërinjtë bizantinë dhe murgjit që morën alfabeti bizantin dhe bënë ndryshime për përdorimin e gjuhëve sllave dhe ju morët gërmat latine për shkruar fjalët tuaja… gjyshi im kishte korrespondencë me Zogun, Mbretin e Shqipërisë duke shkruar në shqip me gërma kapitale greke dhe e kuptonin njëri-tjetrin. Zogu nuk është konsideruar një njeri shumë inteligjent dhe gjyshi im do të gjykohet nga historia, por këtë gjë e bënë. Arvanitika sot që është ende gjallë në zona të largëta dhe tek më të vjetrit mund të dëgjosh rrëfenja në gjuhën arvanite dhe mund të gjesh transkripte ose në gërma latine ose në gërma greke, shumë më parë se alfabeti latin. Kemi një histori të përbashkët që është një histori europiane. Dhe duhet ta “shesim” këtë histori duke shfrytëzuar gjithë mundësitë që ofron sot kultura. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Be the first to comment on "Ish-ministri grek Pangallos: Krenar që jam arvanitas!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*