“Islami nuk është fe, por parti politike”, Turqia shpërthen pas deklaratës së kryepeshkopit grek


Një deklaratë e Kryepeshkopit të Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymos, për islamin ka vënë në pikëpyetjet bisedimet me Turqinë. Duke folur për një media rreth revolucionit të 1821-shit dhe kontributet e Kishës, kreu i kishës ortodokse greke mes të tjerave tha se “islami nuk është fe, por një parti politike dhe njerëzit janë njerëz të luftës”. Por pas kësaj deklarate ka reaguar Ministria e Jashtme turke. Ajo ka dënuar qëndrimet e kryepeshkopit, të cilat i ka konsideruar absurde.

“Dënojmë me forcë deklaratat absurde rreth fesë sonë të përmendura në një intervistë në një televizion nga Kryepeshkopi i Athinës dhe të gjithë Greqisë, Ieronymos. Feja jonë madhështore është një fe e bazuar në logjikën e tolerancës dhe dhembshurisë që siguron bashkëjetesën e feve të ndryshme dhe kulturave”, thuhet në deklaratë.

Më tej, shtohet se këto komente provokative tregojnë nivelin e “frikshëm në të cilën ka arritur islamofobia”. Në fund Ministria e Jashtme turke e mbyll duke thënë se kjo deklaratë e bërë në një kohë kur po përgatiten bisedimet në nivel teknik është një hap që minon procesin.

Ndërkohë edhe kisha greke reagoi duke thënë se, “kjo nuk do të thotë më shumë se shkatërrimi i fesë myslimane në vetvete nga fundamentalistët të cilët shikojnë terror dhe vdekje në univers”.

Be the first to comment on "“Islami nuk është fe, por parti politike”, Turqia shpërthen pas deklaratës së kryepeshkopit grek"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*