Joe Biden vendos zyrtarë pro Kosovës në top pozitat diplomatike


Më 20 janar, Joe Biden do të betohet që për katër vjet të jetë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë 78 vjeçari ka kompletuar ekipet e qeverisjes së tij. Në krye të Departamentit të shtetit që është Ministria e jashtme amerikane ai ka vendosur tre top diplomatë.

Secili në mënyrën e tij kanë lidhje të forta e të veçanta politike me Kosovën. I nominuar për sekretar shteti është Antony Blinken i cili bashkë me Joe Bidenin sa ishte zëvendëspresident kishin vizituar Prishtinën dhe ishte angazhuar për forcimin e Republikës së Kosovës.

E dyta në State departament do të jetë Wendy Sherman, person fort i besuar i ish-sekretares, Madeleine Albright. Sherman ka punuar me refugjatët e luftës së Kosovës. Top tre në diplomacinë e Washingtonit do të rikthehet Victoria Nuland, që mbajti postin e ndihmëssekretares gjatë administratës Obama ku Biden ishte zëvendëspresident. Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke sh typu r mbi mbi pamjet ekskluzi ve (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Be the first to comment on "Joe Biden vendos zyrtarë pro Kosovës në top pozitat diplomatike"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*