Këto janë shtetet që do t’i shtohen listës së kara ntines në Zvicer nga shkurti


Duke filluar nga 1 shkurti, 16 vende dhe rajone të tjera do t`i shtohen listës së vendeve për karantinim në Zvicër. Nga vendet fqinje, këto janë landi gjerman i Türingenit, landi austriak, Salzburgu, rajoni francez Provence-Alpes-Côte d’Azur dhe rajonet italiane Emilia-Romagna dhe Friuli-Venezia Giulia, JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), detyrimi për karantinë me rastin e hyrjes në Zvicër zbatohet për 36 vende dhe zona. Me vendimin më të ri, detyrimi i karantinës për udhëtarët që vijnë nga Danimarka, Kroacia, Serbia, Luksemburgu dhe Gjeorgjia zbatohet vetëm deri më 21 janar, transmeton albinfo.ch. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë listë vazhdon të mbetet vetëm Mali i Zi.Në vazhdim, lista efektive e karantinës që vlen nga 1 shkurti

Andorra, Brazili, Estonia, Irlanda, Izraeli, Letonia, Libani, Lituania, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Panamaja, Portugalia, San Marino, Suedia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja Afrika e Jugut, Republika Çeke Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Qipro.Brazili është në listën e karantinës nga 21 janar 2021

Be the first to comment on "Këto janë shtetet që do t’i shtohen listës së kara ntines në Zvicer nga shkurti"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*