Kosova duhet të japë diçka në këmbim të njohjes nga Serbia


Gjatë dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, kryeministri Kurti është vlerësuar për strategjinë e presionit ndaj kundërshtarit. Publicisti Nexhmedin Spahiu, e sheh këtë strategji afatshkurtër dhe suksesi i vërtetë do të matet vetëm me njohjen reciproke. Për Spahiu, kryeministri Kurti duke bërë presion dhe shfrytëzuar epërsinë e tij morale dhe intelektuale mund të ulë çmimin që duhet të paguajë Kosova për të marrë njohjen nga Serbia.

“Kryeministri Albin Kurti shfrytëzon epërsinë e tij morale dhe intelektualë, gjë të cilën nuk e kanë shfrytëzuar paraardhësit, por kjo është një strategji e mirë për fillim se mund të ulë çmimin që duhet të paguajë Kosova për të marrë njohjen nga Serbia. Kapitalizimi i interesave të Kosovës është nëse e detyron Vuçiç të njohë Kosovën me një “çmim” sa më të lirë të mundshëm,” tha Spahiu.

Sipas analistit thelbi i dialogut qëndron te fakti që Kosova duhet të japë diçka në këmbim të njohjes dhe këtë e ka bërë të ditur president francez Macron dhe presidenti Biden me letrat e dërguara. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME POSHTE

“Thelbi i vërtet i dialogut qëndron të pyetja që presidenti francez Macron i bën kryeministrin Kurti, se çfarë do lëshojë për të marrë njohjen. Por edhe presidenti Biden në letrat e tij i kërkon presidentit të Serbisë të njohë Kosovën dhe presidentes të Kosovës i thotë të përgatitet për kompromise të vështira,” shprehet analisti i ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania,

Analisti shprehet, se aleatët e Kosovës insistojnë që lëshimi i Kosovës për të marrë njohjen, duhet të bëhet në çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një çështje shumë e gjerë, por aleatët e Kosovës insistojnë që këtu të bëhet lëshimi jo me territorin dhe jo me para, pasi shtetet perëndimore s’janë të gatshëm ti japin ato,” theksoi Spahiu.

Ai thotë se diskutim për asociacionin duhet të hapet dhe kur të diskutohet për vëllimin e kompetencave, kryeministri Kurti dhe qeveria e tij nuk duhet të gabojë , por të jetë një pikë e fundit që të shënojë që asociacionin hyn në fuqi në momentin që Serbia njeh Kosovën. Analisti Nexhmedin Spahiu gjatë intervistës e cilësoi Kosovën si një foshnjë të Amerikës dhe se ajo kërkon njohjen. Për të nëse kryeministri Kurti nuk arrin në njohjen e Kosovës nga Amerika do e heqin nga pushtetit.

“Në kuptimin politik Kosova është foshnjë amerikane, të cilën përpiqet ta bëjë të ecë. E rëndësishme është që ata janë brenda dialogut. Nëse Kurti do dështojë në marrjen e njohjes nga ana e Serbisë do e heqin nga pushteti, sepse për kombet e vogla nuk mjafton që një lider politik të ketë vetëm mbështetjen e popullit,” theksoi ai.

Be the first to comment on "Kosova duhet të japë diçka në këmbim të njohjes nga Serbia"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*