Kthehet Elezi: Ish-prokurori i famshëm Blakaj tregon se kush duhet të votohet


Ish-prokurori i Kosovës, Elez Blakaj, ka shkruar në rrjetin social Facebook, për zgjedhejt që do të mbahen më 14 shkurt. Ai ka thënë se duhet të votohet për njerëzit me integritet që mund të bëjnë reformë në drejtësi. Blakaj në shkrimin e tij ka theksuar se qytetarët po bëhen të rëndësishëm vetëm në kohë fushate, për t’u harruar më pas menjëherë pas zgjedhjeve. Sipas tij, dhunuesit më të mëdhenj të drejtësisë, janë pikërisht politikanët.

Ja shkrimi i plotë i tij: Të dashur qytetarë dhe miq!Nga përvojat e zgjedhjeve deri me tani, është deshmuar se klasa politike në Kosovë për asgjë tjetër, e ka përvetsuar strategjinë dhe kreativitetin e premtimeve në fushata parazgjedhore deri në atë nivel, ku me programet e ofruara do të befasoheshin edhe shtetet skandinave, por përtej premtimeve, vazhdojmë të ngelimi në nivelin e shteteve të Afrikës qendrore!

Kjo po vazhdon të ndodhë për shkak se kërkesat e qytetarit të Kosovës nuk po merren seriozisht. Qasja kur qytetarët vetëm tani bëhen shumë të rëndësishëm si votues- për një muaj, e pastaj harrohen përsëri duke u injoruar dhe trajtuar vetem si numër, të cilët vetëm duhet të paguajnë taksa, të jenë të përgjegjshëm, të dëgjueshëm dhe të pajtohen me të gjitha vendimet politike pavarsishtë kostos i cili bie mbi kurrizin e qytetarëve, është qasje ofenduse!

Edhe më ofendues është fakti kur personat të veshuar me pushtet, kanë provuar të flasin e improvizojnë zgjidhje për drejtësinë, ndërsa realiteti ka deshmuar se janë dhunuesit dhe keqpërdoruesit më të mëdhej të ligjit, e të cilët jo vetëm që nuk kanë aspak respekt për sundimin e ligjit por me veprimet e tyre kanë zbehur skajshmërisht besimin dhe imazhin e vendit! Mungesa e vullnetit politik për të mbështetur reformat gjyqësore nga të njëjtët aktorë, e ka fundosur gjyqësorin edhe më shumë, i cili vazhdon të vlerësohët nga qytetarët e Kosovës dhe mekanizmat nderkombëtarë të besueshëm si hallka më e dobët e sistemit në Republikën e Kosovës!

Prandaj, në këto zgjedhje, qytetarët duhet zgjedhin njerëz me integritet, sepse kjo është një garancë se mund të kemi vullnet politik për reforma dhe përkrahje serioze në drejtësi, e të cilët në agjendën e tyre duhet të kenë top prioritet mbështetjen e plotë dhe pa asnjë ndikim politik të pushtetit gjyqësor, me qëllim që pushteti gjyqësor të këndellet dhe ta fitojë besimin e qytetarëve. Një sistem gjyqësor funksional e me integritet është figura kryesore e imazhit të një vendi, është gardian i demokracisë, e pashtu është parakusht dhe frymarrje kryesore për zhvillimin e të gjitha fushave në rendin juridik dhe kushtetues të një vendi të zhvilluar.

Andaj, nëse duam ta zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën, se pari duhet ta reformojmë dhe fuqizojmë sistemin gjyqësor, pastaj të tjerat janë sfida të zakonshme. Qytetarë të nderuar, sot, ka rëndësi KUSH premton dhe jo çfarë premton! Hap videon 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Be the first to comment on "Kthehet Elezi: Ish-prokurori i famshëm Blakaj tregon se kush duhet të votohet"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*