Levica: Shfuqizojme njohjen e Kosoves sapo te marrim pushtetin

Partia “E Majta” që drejtohet nga Dimitar Apasiev përmes një komunikate është shprehur kundër marrëveshjeve të nënshkruara në seancën e përbashkët të Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME POSHTE

“Marrëveshja që është në mesin e 11 marrëveshjeve të nënshkruara midis Albin Kurtit dhe Zoran Zaevit, lejon hyrjen, qëndrimin dhe tranzitimin e të ashtuquajturës “Forcat e Sigurisë së Kosovës” nëpër territorin e Maqedonisë. Justifikimi që përdoret për këtë akt të turpshëm është se forcat e Kosovës do të shërbejnë si ndihmë për sigurinë e Maqedonisë dhe reagim urgjent gjatë krizave. Por, këto janë gënjeshtra të dy vazalëve protektorat dhe nuk kanë asnjë mbështetje nga realiteti” – thuhet në reagimin e partisë E Majta.

“Forcat ushtarake të Kosovës janë edhe një hap drejt realizimit të ëndrrës fashiste për Shqipëri të Madhe dhe do të shfrytëzohen si argument dhe frikë kundër cdo patrioti me mendje të lirë maqedonas, vecanërisht or’ganl zatave politike me karakter anti ‘lmperialist. Pikërisht në këtë takim me Zaevin, Kurti tha se Kosova nuk do t`I ekstradojë kriminelët e rastit “Monstra”, që është edhe një akt të sabotimit të rendit juridik të Maqedonisë. “Levica” është kundër marrëveshjes së këtillë dhe angazhohet ta shfuqizojë edhe njohjen e Kosovës sapo ta marrë pushtetin. Nuk guxojmë të lejojmë që Maqedonia të shndërrohet Palestinë e Ballkanit” thuhet në reagimin e partisë “E Majta” të Dimitar Apasievit.

Be the first to comment on "Levica: Shfuqizojme njohjen e Kosoves sapo te marrim pushtetin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*