Macroni i kërkon Kurtit vazhdimin e dialogut me Serbinë, SHBA thotë “s’ka dialog pa njohjen e Kosovës”


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin, Albin Kurti për formimin e Qeverisë. Në urimin e dërguar, Macron ka thënë se zgjidhja e marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës është një sfidë madhore me të cilën duhet përballje. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Ai tutje ka shtuar se në vitet e fundit është bërë përparim i rëndësishëm në dialogun që autoritetet kosovare kanë zhvilluar me Beogradin nën kujdesin e BE-së. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Shpresoj që ju ta vazhdoni këtë dialog në këtë mënyrë që të arrini një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila është një nga kushtet për afrimin evropian të Kosovës sikurse të Serbisë. Të jeni të sigurt që do ta keni mbështetjen time të plotë”, ka shkruar ai. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Macron i ka shkruar Kurtit se duke votuar për listën që ai udhëhoqi gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit, shumica e votuesve që morën pjesë në votime shprehën dëshirën e tyre për ndryshim. “Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar ai.

Këtu, ka thënë ai, duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj. Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij Kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve. Ai gjithashtu ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Në fund të urimit Macron ka thënë se do të ishte shumë i lumtur që së shpejti të mirëpres Kurtin për vizitë në Paris. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ditë më parë i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, përmbajtja e së cilës është zbuluar për mediat atje. Por kjo nuk ishte e vetmja, pasi mua j më parë edhe Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar një gjë të tillë nga Serbia, të ketë njohje reciproke mes dy vendeve. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Letrën e Blinken e zbuloi edhe vet presidenti Vuçiq një ditë më parë, duke thënë se thënë se mesazhi që mori nga Blinken ishte i mirë, duke mospërjashtuar këtu kërkesën për njohjen reciproke me Kosovën. Analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë se në letrën e sekretarit Blinken dëshmohet serioziteti i administratës Biden, për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë avarmit të raporteve me Serbinë.

“Administrata e re amerikane do të bëjë presion çdo herë e më të madh te Vuçiqi, tek Serbia për njohjen e Kosovës. Me letrën e sekretarit Blinken, dëshmohet serioziteti i administratës Biden për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë avarmit të raporteve me Serbinë. Vetëm pavarësia e Kosovës qetëson rajonin, por mbi të gjitha edhe vet Serbinë”, ka thënë Mehmeti. Më tej, ai ka theksuar se Vuçiqi ka presion të madh nga brenda, ashtu si edhe nga SHBA dhe për këtë ka shumë mundësi që Vuçiqi edhe të ofrojë dorëheqje.

“Kjo e fundit s’ka rrugë tjetër pos njohjes, e cila do të ndodh një ditë. Duket se Vuçiqi ka presion të madh nga brenda, ashtu si edhe nga SHBA. Me vazhdimin e presionit të madh, ka shumë mundësi që Vuçiqi edhe të ofrojë dorëheqje. Besoj se SHBA do të inkuadrohet edhe më shumë në dialogun Kosovë Serbi, si garantuesja e vetme për një përfundim të duhur, që është me njohjen”, ka deklaruar Faton Mehmeti. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Be the first to comment on "Macroni i kërkon Kurtit vazhdimin e dialogut me Serbinë, SHBA thotë “s’ka dialog pa njohjen e Kosovës”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*