Marrëdhënia e veçantë me hebrenjtë e filozofit Dibran Riza Teufiku – intervista e tij ekskluzive për “Le Journal De Salonique”


“Le Journal de Salonique” ka botuar, me 1 shtator 1908, në faqen n°3, një shkrim mbi marrëdhënien e veçantë me hebrenjtë të filozofit dibran Riza Teufiku, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : “Le Journal de Salonique” ka botuar, me 1 shtator 1908, në faqen n°3, një shkrim mbi marrëdhënien e veçantë me hebrenjtë të filozofit dibran Riza Teufiku, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Ne njoftuam mbërritjen, me Xhavit Beun, të doktor Riza Beut, me nofkën Filozof Rizai. Ky emër ishte i mjaftueshëm për të provokuar kureshtjen tonë dhe dëshirën për të parë sot këtë specie të rrallë të njeriut filozof, dy terma që kundështohen (përjashtohen) reciprokisht. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Fati na vendosi në praninë e filozofit Riza të dielën e kaluar. Ishte në bordin e anijes që na çoi të takonim studentët e drejtësisë. Në harkun e ndërtesës, një grup njerëzish po bisedonin të lumtur. Dhe në mesin e të gjithëve, një burrë në moshë mesatare, serioz, tha gjërat më gazmore, edhe më të thella, pa iu dredhur qerpiku. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Dhe ne biseduam rreth një gjysmë ore të shkurtër, por një gjysmë ore të këndshme, sepse doktor Rizai nuk është vetëm mendjemprehtë, por gjithashtu ka një kulturë shumë të larmishme, një depërtim të thellë që i vjen nga njohuritë e tij të përsosura të disa gjuhëve. Dhe a e dini cila është gjuha e parë e mësuar nga doktor Rizai ? Unë po ua them troç, po ua plas në ballë. Idioma e parë, përveç turqishtes dhe shqipes, sepse doktor Rizai është Yéga, në të cilën filozofi ynë u bë i njohur ishte … judeo-spanjishtja.

Mos qeshni, nuk po ju them një shaka. Riza Beu flet dhe shkruan judeo-spanjishten dhe madje hebraishten, të cilës nuk i humbet asnjë intonacion, as nuancën më të vogël. Dhe ajo që është më e jashtëzakonshme për këtë poliglot është se ai flet secilën prej gjuhëve që njeh me një pastërti (qartësi) të jashtëzakonshme. Duket sikur është marrë me to tërë jetën e tij.

Preferenca e Riza Beut shkon për judeo-spanjishten, te shokëve të tij të vjetër të shkollës që tani janë zhdukur. Ai flet me butësi të pafund për kujtimet e tij për kohën që lanë tek ai një gjurmë të pashlyeshme. Pra, kemi të drejtë kur themi se kujtimet e fëmijërisë janë më të qëndrueshmet. Për njohuritë e tij për judeo-spanjishten, filozofi Riza na tregoi një anekdotë të lezetshme :

Unë u njoha një ditë me Z. David Fresco, drejtor i gazetës El Tiempo. Ne folëm për Judaizmin; Unë i fola atij për të gjithë rabinët që kisha njohur, për sistemin e gabuar të mësimit hebraisht, për mënyrat e vjetra për të mësuar për tokë pa stola dhe karrige dhe për të marrë udhëzime dhe goditje me shkop që ndonjëherë ishin më të shumtë se vargjet e biblës. Për një orë kohë u bëmë, Z. Fresco dhe unë, një palë miqsh të shkëlqyeshëm.


“Ora për anijen u afrua dhe shoku që më prezantoi më tha : “Riza, është e ëmbël të bisedosh, por është e vështirë të humbasësh anijen. Ne biseduam për diçka tjetër dhe pasi intervista duhej të ruante një ton origjinal deri në fund, dhe të përfundonte me një fund absolutisht të paparashikuar, ramë dakord që doktor Rizai, Filozofi Yega, të jepte një konferencë të shtunën e ardhshme në .. judeo-spanjisht. Ah, sikur të gjendej një izraelit që mund të jepte një konferencë në shqip; me këtë rast do të thërrisnim të gjithë delegacionin e Dibrës. Sidoqoftë, do të ketë një folës (orator), kolegu ynë Nissim efendi Rousso, i cili do të flasë në turqisht dhe një i tretë në frëngjisht.

Be the first to comment on "Marrëdhënia e veçantë me hebrenjtë e filozofit Dibran Riza Teufiku – intervista e tij ekskluzive për “Le Journal De Salonique”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*