Media serbe: Ngabaza e shtrisë së Kosovës në Mitrovicë serbët si “pëllumba të baltës”


Serbët e veriut të Mitrovicës do të jenë si “pëllumba të baltës”, kur të përfundohet baza për pjesëtarët e FSK-së, që planifikohet të ndërtohet kodrën e lartë pranë pjesës jugore, shkruan “Novosti”. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Tek kodra e Cernushës që njihet me vendin ku janë antenat e repetitorëve dhe atyre të operatorëve mobil, ekipi i “Novosti” shkohet përmes Shupkovcit përmes rrugës së asfaltuar që shpie atje. Shtëpi të shqiptarëve ndodhen në dy anët e rrugës deri në gjysmën e rrugës, përkatësisht poligonit të gjuajtjes dhe pjesës së tokës të rrethuar me tel me gjemba, atje takuam djem edhe vajza që kanë ardhur për të bërë foto. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Nga qasja në majën e kodrës shumë qartë shihet pjesa jugore edhe veriore e qytetit të Mitrovicës, Zveçani dhe një pjesë e Zubin Potokut. “Pasi nga maja e Cernushës si në pëllëmbë të dorës shihen pothuajse të gjitha mjediset serbe të veriut dhe Mitrovicës, por edhe vendet përreth, është e qartë se ndërtimi i bazës ushtarake nxit frikë tek banorët serbë” thonë në pjesën veriore të Mitrovicës, që baza ka largësi 6-7 km.

Biseduesit e gazetës sqarojnë se shkaku kryesor i kësaj frike është nëse pjesëtarët e FSK të shtinë me armë artilerike, serbët do të ishin cak i lehtë. Në të njëjtën kohë thuhet frika nga kontrolli i mundshëm i rrugës Mitrovicë—Prishtinë që vazhdon deri në Rashkë. Lejen për ndërtimin e bazës në hapësirën 200 hektarë e kanë dhënë institucionet e Kosovës, ndërsa kreu i Mitrovicës Bahtiri duke e arsyetuar vendimin tha se “maja e kodrës është me rëndësi strategjike për mbrojtjen e Kosovës”.

Frika se KFOR-i mund të braktis Kosovën: Në afërsi të majës së kodrës Cernusha gjendet poligoni ku ka gjuajtur dikur Ushtria e Jugosllavisë, andaj flitet se ajo do të jetë pjesë e bazës, ndonëse nuk i dihet gjendja. Njohës të rrethanave thonë se pushteti në Prishtinë bazën po e ndërtojnë jo larg vijës administrative sepse frikësohen se jo larg KFOR-i mund të largohet nga Kosova. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Frikën shtesë të Prishtinës e shohin nga fakti se është e qartë se gjasat që “shteti i tyre” të bëhet anëtare e OKB dhe institucioneve tjera është gjithnjë më e vogël. Sipas njoftimit në këtë zonë do ndërtohet baza e madhe ushtarake dhe kampi në të cilin do vendosen forcat amerikane dhe vendeve tjera të KFOR-it përkatësisht NATO-së. Përderisa serbët e veriut pas paralajmërimit se në bazë do të ndërtohet pika e vëzhgimit dhe poligoni për stërvitje, shqiptarët e jugut në Mitrovicë, e shohin me miratim këtë dhe besojnë si thanë për “ Novosti”, kjo bazë do jetë mbrojtje nga hyrja eventuale e forcave serbe “. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Përfaqësuesit politik të serbëve nga veriu përkujtojnë se kohë më parë është arritur marrëveshja mes Beogradit edhe NATO-së që pjesëtarët e FSK nuk mund të kalojnë në veri pa miratimin e KFOR-it dhe NATO-së. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Be the first to comment on "Media serbe: Ngabaza e shtrisë së Kosovës në Mitrovicë serbët si “pëllumba të baltës”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*