Mediat e Vuçiqit: Koha e UÇK-së përfundoi, Surroi qëndron prapa Kurtit dhe Osmanit


Blici serb ka botuar një artikull mjaft të çuditshëm në sajtin e saj online në të cilin pretendon se ekziston një plan – i shtyrë përpara edhe nga administrata e Joe Biden – që president i ardhshëm i Republikës së Kosovës, dhe në një formë edhe udhëheqës i vendit, të bëhet Veton Surroi.

Kosova mund të jetë Republikë Parlamentare, me kryeministrin si pozicionin më të lartë, por Blici pretendon që është Veton Surroi ai që është projektuar si lideri i ri i Kosovës pas mbarimit të epokës së “UÇK-së. Madje, kjo gazetë pretendon – bazuar në një vizion për Kosovën nga Joe Biden – se edhe administrata amerikane në ardhje përkrah Surroin – meqë e sheh si një figurë më të lehtë për dialogun me Serbinë që ka kohë që nuk po mbaron, përcjell AlbKos News. Hap foton e me poshtme dhe per 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Kjo gazetë madje pretendon edhe se emri i Vjosa Osmanit, presidentes në detyrë, në të vërtetë është Vlora. “Gjithçka filloi nga vet Bideni, i cili skicoi marrëdhëniet e reja mes Washingtonit dhe Kosovës – dhe u zotua të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun Beograd-Prishtinë.” – shkruan Blic.

Madje, kjo gazetë pretendon se Bideni i ka thënë grupit Kurti-Osmani, apo edhe atij të Thaçit, që të largohej dhe të bashkohej rreth Veton Surroit. Kujtojmë që ShBA-të veçse e kanë zgjedhur një president të Kosovës, emri i së cilës ishte Atifete Jahjaga dhe doli nga një zarf i ish ambasadorit Christopher Dell Përfundon epoka e UÇK-së? As Kurti, as Vlora Osmani… nëse pyetet Biden, ja kush është lider i ri i Kosovës – është titulli i artikullit në fjalë

Be the first to comment on "Mediat e Vuçiqit: Koha e UÇK-së përfundoi, Surroi qëndron prapa Kurtit dhe Osmanit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*