Mergata Kosovare e treta ne bote per dergimin e parave ne vendin

Diaspora kosovare është renditur e treta në Europë dhe Azi Qendrore sa i përket dërgimit të parave në vendin e origjinës në vitin 2021. Sipas tabelës së Bankës Qendrore, nga periudha janar gusht gjithsejtë 860.4 milionë është vlera e dërgesave nga jashtë vendit për në Kosovë.

Në anën tjetër, përmbledhja e Bankës Botërore për Migrimin dhe Zhvillimin thotë se remitancat drejt vendeve me të hyra të ulëta dhe të mesme pritet të jenë rritur per 7.1 për qind, duke kapur vlerën prej 587 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2021. Po ashtu, ardhja e mërgatës në Kosovë ka kontribuar në rritjen ekonomike të saj për vitin 2021. Deri në fund të këtij viti rritja e konsumit do të jetë 7.1 për qind për dallim nga viti i kaluar që ishte 5.3 per qind. Nje falenderim i madhe shkon per mergaten tone.

Be the first to comment on "Mergata Kosovare e treta ne bote per dergimin e parave ne vendin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*