Ministri i Jashtëm grek në Beograd/ Bisedime dhe për Kosovën e Shqipërinë


Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias, zhvilloi një takim në Beograd, ku ndër të tjera foli dhe për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën. Vetëm disa orë pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmani, ne kuadrin e një takimi me ministrat e Jashtëm të Qipros dhe Serbisë në Beograd, kreu i diplomacisë greke, Nikos Dhendias, ka deklaruar mes të tjerash se pjesë e bisedimeve me homologun serb, kanë qenë, përveç zhvillimeve të tjera në rajon, edhe marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Analizuam zhvillimet në të gjithë rajonin dhe unë shënova vërejtjet tuaja, me shumë interes për Kosovën. Më vjen keq që bisedimet me qeverinë e re nuk kanë filluar. Ne jemi në dispozicionin tuaj për të ndihmuar, në çdo mënyrë që të mundemi, për të zgjidhur këtë çështje jashtëzakonisht të vështirë,duke njohur plotësisht sensivitetin serb”, u shpreh ministri i Jashtëm grek. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Më pas, në takimin tre palësh, Nikos Dhendias ka falenderuar homologun serb, Nikola Selakovic i cili ka deklaruar se mirëpriti marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë, në lidhje me mënyrën e zgjidhjes së çështjes së përcaktimit të zonave detare përmes kornizës së ligjit ndërkombëtar.

Be the first to comment on "Ministri i Jashtëm grek në Beograd/ Bisedime dhe për Kosovën e Shqipërinë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*