Në cilat vende është folur gjuha shqipe deri në vitin 1910


Shkruan: Sami AGUSHI/ Kjo është një hartë gjeografike që është punuar me metodën e ngjyrave. Me çrast, çdo ngjyrë pasqyron zonën ku është folur një gjuhë në territorin e vendeve Ballkanike. Harta paraqet territoret ku eshte folur gjuha shqipe ne viset e Serbise pas vitit 1878, kjo deshmon se ne krahinat e ndryshme mbeti nje numer i konsiderueshem i shqiptareve qe flitnin gjuhen shqipe.

Supozojme se shqiptaret qe nuk u shperngulen nga keto troje qofshin te besimit ortodoks ose te atij mysliman iu nenshtruan procesit te asimilimit te plote. Toponomia dhe mbiemrat e disa individeve ne keto vise na orientojne per ta besuar kete ceshtje.Me ngjyrën e kuqe të çelur janë paraqitur zonat ku është folur gjuha shqipe. Në këtë hartë, qartë është paraqitur zona e cila shtrihet në jug të viseve juglindore të ishujve dhe gadishujve grek e në veri deri në zonën e maleve Karpato-ballkanike në Serbinë Lindore, sic shihet edhe në hartë, mbi pjesën e regjionit të Nishit (origj. Nisch). Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Po ashtu në hartë vërehet që kjo ngjyrë është më e dendur (homogjene) e diku është më e rrallë. Harta e gjuhëve njëkohsisht është edhe hartë e etnitetit, sa i përket gjuhës shqipe dhe shqiptarëve në gadishullin Ballkanik. Kjo hartë është ilustruar në atlasin gjeografik për shkollat e mesme të Zvicrës. Kjo hartë është në faqen e 41-të me emrin origjinal “Sprachen”. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Ky atllas është botuar në vitin 1910 në Zvicër, një shtet neutral në aspektin politik, gjë që nuk lejon të mbeten dilema për propagandë politiko – ushtarake të asaj kohe që zhvillohej në mes të shteteve të zhvilluara kapitaliste. Ja disa të dhëna mbi këtë atllas gjeografik: Atllasi lejohet për botim nga Drejtoria e Konferencës Kantonale të Zvicrës. Kjo konferencë për president kishte dr. A. Gobat.

Be the first to comment on "Në cilat vende është folur gjuha shqipe deri në vitin 1910"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*