Në Ferizaj, nismë për ta bërë Joe Bidenin me shtatore e shesh


Në një hapësirë publike prej rreth një hektari disa biznese dhe shoqëria civile në Ferizaj kanë nisur iniciativën për ndërtimin e një sheshi dhe të shtatores së presidentit amerikan, Joe Biden. Këtë ata thonë se duan ta bëjnë në shenjë falënderimi për mbështetjen e SHBA-së gjatë luftës në Kosovë. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Ky projekt po planifikohet të realizohet afër lapidarit të djalit të ndjerë të presidentit Joe Biden, Joseph Bau Biden, i cili kishte kontribuuar për disa vjet me radhë në kampin “Bondsteel”. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Dëshirojmë që kjo leje të na jepet po në këtë muaj. Mbrëmë e kemi pasur një takim me tre arkitekt të specializuar dhe profesional të cilët po e bëjnë në mënyrë vullnetare këtë projekt në këtë pjesë dhe unë besoj se data 25 ne do të dalim me ekspozitë të këtij projekti dhe me lëshimin e kësaj parcele nga komuna e Ferizajt”, ka thënë Faton Haxhisalihu, iniciues i nismës.

“Ky vend tashmë e ka marrë natyrën e një vendi amerikan dhe dëshirojmë që të vendosim shenja dhe simbole amerikane”, ka shtuar Kenan Gashi nga OJQ “AVONET”. Iniciativa është përkrahur edhe nga drejtuesit e kampit “Bondsteel” dhe Komunës së Ferizajt.

“Më vjen mirë, po bëjnë diçka për neve si shenjë respekti dhe gjithashtu për neve që jemi prezent këtu, kjo punë është shumë e kënaqshme”, ka deklaruar Casidy Howard, rreshter në Kampin Bondsteel. Komuna e Ferizajt, pas zgjedhjeve të fundit në Amerikë, ka emërtuar një rrugë afër kampit “Bondsteel” me emrin e presidentit Joe Biden. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Kjo kërkesë është parashtruar në komunën e Ferizajt dhe po shqyrtohet, patjetër se di japim edhe një kahje në bazë të dispozitave ligjore në mënyrë që të mundësohet ndërtimi i këtij kompleksi, parku apo hapësire ku do t’i kushtohet presidentit Biden”, ka thënë Albion Sherifi, zëdhënës i Komunës së Ferizajt.

Be the first to comment on "Në Ferizaj, nismë për ta bërë Joe Bidenin me shtatore e shesh"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*