Opozitës i ka hyrë frlka ne palce nga keto veprime te Qeverise Kurti

Frikësimi i opozitës duket ashiqare, pasi që janë bashkuar si opozitar për të bllokuar e kundërshtuar veprimet e Qeverisë. Kështu po mendon ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava, i cili thotë se, ata po frikësohen përshkak të punës së tyre. Ai thotë se këta janë gati të kundërshtojnë të gjitha vendimet sado pozitive që të jenë ato dhe në të mirë të popullit, sado që kjo veprimtari është e rrezikshme dhe antishtetërore.

“E tillë është edhe qasja kundërshtuese e opozitës për ta bllokuar kalimin e rishikimit të buxhetin në Kuvendin e Kosovës. Gjatë shqyrtimit në Komisionin për Legjislacion, opozitaret e bashkuar, deri dje pushtetar të inkriminuar, e kanë kundërshtuar Plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për buxhetin e shtetit, për vitin 2021 kështu që Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë̈ kundër Korrupsionit, nuk ka arritur të hënën që ti siguron votat e mjaftueshme për ta a votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, prandaj këto veprime të opozitës e argumentojnë atë që opozita po punon kundër interesave të popullit dhe kundër shtetit”, shprehet ai. Sipas tij, për buxhetin opozita ka abstenuar, ndërsa vetëm dy prej anëtareve të VV-së ishin për. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Prandaj kjo mënyrë e të sjellurit, të kësaj opozite të inkriminuar, po dëshmon se kjo garniturë politike e pa përgjegjshme tërësisht e ka humbur kontrollin duke mbetur pa pushtet, pasi ishin mësuar ta zhvatin shtetin gjatë qeverisjes kriminale gati 20 vjeçare, prandaj nuk po mundë të pajtohet me realitetin për asnjë çmim, duke qenë e gatshme të bashkëpunon edhe me djallin, me qëllimin për ta rrezikuar shtetin dhe për ta grabitur eventualisht pushtetin që e humbën. Në këtë mënyrë sikur janë duke u sjell deri më tani, kjo do të jetë edhe më tutje përpjekja për ta bllokuar dhe dështuar rishikimin e buxhetit, sikur që vepruan me zgjedhjen e Presidentes”, thotë Tërnava.

Sipas tij, dështimi i tyre do të jetë një turp i madh sepse koalicioni qeverisës i ka votat e mjaftueshme, kurse skenari i opozitës do të jetë edhe një dështim tjetër i turpshëm, sikur në përpjekjen për bllokimin e votimit të Presidentes, pasi jo të gjithë deputetet brenda grupeve parlamentare do mbeten servil të nënshtruar të grupeve të ngushta të interesit të politikaneve të dështuar dhe të konsumuar, që do të mundë të ndryshojnë qëndrim në momentin e fundit dhe ta votojnë edhe buxhetin e shtetit. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Me që tani qeverisja e vendit bëhet në një afat prej katër viteve, me që i ka votat e garantuara, dhe sikur që ja kanë filluar këta opozitarë të tremben nga hapat pozitiv të Qeverisë, po dëshmohet se do të ketë agjendë të ngjeshur për ti luftuar të gjitha të këqijat e këtij vendi, prandaj opozitarët ish qeverisës që ishin deri dje në kapje kriminale të shtetit, i ka rrokë panika, iu ka hy frika në palcë, sepse po e dinë që kanë me ju dal në dritë të gjitha të këqijat që ia kanë bërë këtij vendi, dhe populli ka me u bindë për ato vepra kriminale që i kanë krye vetëm për tu pasuruar vetë ata”, potencon ai.

Sipas tij, tash po del si obligim serioz që kjo qeveri përpos reformave të plota që do të duhet ti bëjnë në të gjitha institucionet shtetërore në një afat katërvjeçar, duhet të përgatitet seriozisht edhe për fillimin e zbatimit të Ligjit për konfiskimin e pasurisë së jashtë ligjshme, konfiskim ky që duhet ta shoqëron edhe dënimin me burg për secilin rast të zbuluar dhe të pasuruar me veprimtari të korrupsionit e krimit të organizuar.

Be the first to comment on "Opozitës i ka hyrë frlka ne palce nga keto veprime te Qeverise Kurti"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*