Pakoja e parë e Biden, për secilin qytetar amerikan shuma mar ramendese


Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Joseph Biden i ka paraqitur Kongresit propozimin e pakos simuluese ndaj pandemisë. Biden ka thënë se investimet e guximshme janë të nevojshme për të filluar ringjallen e ekonomisë dhe përshpejtimin e shpërndarjes së vaksinës.

Pakoja ekonomike e propozuar nga Biden përfshinë ndihmën prej 1400 dollarësh për secilin qytetarë amerikanë, vetëm pak javë pasi qytetarët amerikanë përfituan 600 dollarë nga një pako tjetër ekonomike. 440 miliardë do të ndahen vetëm për bizneset e vogla e të mesme. Presidenti i sapozgjedhur gjithashtu i bëri thirrje Kongresit për të rritur pagën minimale në 15 dollarë në orë dhe paketa duhet të përfshijë ndihmë për të luftuar urinë, shkruan Indeksonline.

“E di që gjithçka që kam përshkruar tani nuk është e lirë, por nëse nuk e bëjmë atë, do të na kushtojë edhe më shumë,” tha Biden, duke shtuar se ekonomistët, institucionet financiare dhe bankat në Wall Street mbështesin nevojën për një stimul. Hap foton e me poshtme dhe per 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

“Nëse investojmë tani – me guxim, me zgjuarsi, me një fokus të palëkundur te punëtorët dhe familjet amerikane – ne do të forcojmë ekonominë tonë, do të zvogëlojmë pabarazinë dhe do të drejtojmë stabilitetin financiar afatgjatë të kombit në mënyrën më të qëndrueshme”, tha Biden.

Presidenti i sapozgjedhur tashmë ka vendosur një qëllim për të shpërndarë 100 milion doza vaksine në 100 ditët e para të administratës së re, pasi ai të marrë detyrën në 20 janar dhe plani i tij pritet të përfshijë burime financiare për të zgjeruar fushatën e vaksinimit. “Do të jetë një nga operacionet më të vështira që kemi ndërmarrë ndonjëherë si komb,” tha Biden.

Be the first to comment on "Pakoja e parë e Biden, për secilin qytetar amerikan shuma mar ramendese"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*