Pas deklaratës së fortë të kryeministrit, reagon e revoltuar Vjosa Osmani!


Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se për të s’është aspak e rëndësishme se çfarë mendon personalisht për të, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Osmani tha se Rama s’ka qenë fare në Kuvendin e Shqipërisë gjatë fjalimit të saj, ndonëse obligohet nga protokolli. Por, ajo tha se kjo duhet të kalohet.
JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Vërtetë është irelevante se çka mendon personalisht ai për mua. Ai e ka bërë njëfarë vlerësimi komplet personal – që fare nuk më intereson – dhe tërësisht të pabazuar në fakte. Nuk ka qenë fare prezent gjatë fjalimit tim. Është e domosdoshme me protokoll shtetëror dhe nuk ka ndodhur – sa kam dëgjuar – në historinë e institucioneve të Shqipërisë… Duhet ta tejkalojmë këtë”, tha Osmani të hënën për “Kallxo.com”. Ajo e ka përmendur një pjesë të fjalimit të saj në Kuvendin shqiptar, për të cilën tha se dikush “e ka mizën mas veshi”.

“Në Parlamentin e Shqipërisë e kam thënë një të vërtetë të domosdoshme, që asnjë shqiptar kudo që jeton, në të gjitha trojet shqiptare – s’e kam përmendur asnjë emër – nuk duhet ta ketë preokupim se si t’ia mbrojë fytyrën Serbisë. Tash pse dikush e ka mizën pas veshi, unë nuk ju kam faj”, tha Osmani. Ajo shtoi se gjatë fjalimit nuk e kishte vërejtur mungesën e Ramës në Kuvend, por shtoi se u qëndron prapa qëndrimeve të shprehura. “Unë vërtetë në ato momente nuk e kam vrejtë sepse nuk është që e kam ditur se ku saktësiht qëndron në rastet e seancave solemne.. Mirëpo unë jam plotësisht në të njëjtat qëndrime që i kam shprehur në Parlamentin e Shqipërisë”, tha Osmani.

Mospritjen nga Edi Rama në Shqipëri, ajo e cilësoi si mosrespekt ndaj institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës. “Mosrespekti ndaj cilitdo politikan, jo vetëm ndaj meje, është mosrespekt ndaj institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës të cilët unë sot i përfaqësoj jo vetëm për shkak të pozitës por edhe për shkak të legjitimitetit qytetar që kam nga zgjedhjet e fundit”, tha Osmani. Gjatë një konference për media pas vizitës së Osmanit në Shqipëri, kryeministri Edi Rama kishte thënë se kryeparlamentarja e Kosovës kishte shkuar atje për të propaganduar në kërkim të votave. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Be the first to comment on "Pas deklaratës së fortë të kryeministrit, reagon e revoltuar Vjosa Osmani!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*