Plas Sherri Ne Serbi,Vuciqit Po I Ndodh Me E Keqja! Albin Kurtit I Kerkohet Te Ndaj Nje Milion Euro Edhe Per Sanxhakun E Novi Pazarit

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, në një letër publike drejtuar kryeministrit Albin Kurti ka vlerësuar lart vullnetin e Qeverisë së Kosovës që nga buxheti t’i ndahen 2 milionë euro Luginës së Preshevës, por ka kërkuar që në kuadër të planifikimit buxhetor për vitin 2022, ta parasheh një mbështetje për Sanxhakun e Novi Pazarit në shumën prej një milion euro.

Sipas kësaj shoqate, arsyet për ta përkrahur Sanxhakun janë të shumta. “Kosova dhe Sanxhaku kanë fatin e njëjtë, lidhje të forta gjaku të cilat janë ruajtur gjatë gjithë së kaluarës së hidhur. Lidhjet farefisnore na detyrojnë të jem krah asaj popullate të vuajtur të lënë pas dore, e që ekzistencën e vet e mbështet në remitenca nga të punësuarit sezonal në Evropën perëndimore, ndërsa ekzistenca e subjektivitetit politik të këtij rajoni i ka shpresat te Republika e Kosovës. Përveç anës humane, Kosova ka interes strategjik që ta mbështes Sanxhakun në këto kohë kur po përballet me negociata të vështira e delikate me Serbinë”, thuhet në letrën publike.

Be the first to comment on "Plas Sherri Ne Serbi,Vuciqit Po I Ndodh Me E Keqja! Albin Kurtit I Kerkohet Te Ndaj Nje Milion Euro Edhe Per Sanxhakun E Novi Pazarit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*