Politikani serb: S’jam tradhtar, për mua Kosova është shtet i pavarur


Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, politikani serb, Nenad Çanak, deklaroi sot se personalisht mendon se Kosova është shtet i pavarur, transmeton AlbKos News. Çanak tha për televizionin serb “Happy TV” se ai mendon kështu personalisht, dhe se të gjithë serbët tjerë mund të binden për këtë gjë nëse ata shkojnë në Gjakovë.

“Nëse shkoni në Gjakovë, atëherë shihni se ata e kanë policinë e tyre, gjyqësorin e tyre, një sistem policor që funksionon”, tha Çanak. I pyetur nga gazetarët, ai tha se për shkak të këtij qëndrimi nuk e konsideron veten tradhtar. “Nëse do të kishte një referendum në kohën e Galileos – nëse bota është një pjatë e sheshtë, 99 për qind do të mendonin ashtu, por kjo nuk do të thotë që bota është një pjatë, por që njerëzit mendojnë kështu”, tha Çanak, duke komentuar pikëpamjet mbizotëruese për Kosovën në mesin e qytetarëve të Serbisë. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME POSHTE

Çanak tha se pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai arriti në përfundimin se pikëpamjet e tij ishin të vërteta në disa fusha, dhe në disa fusha konstrukte politike. Nuk është krejtësisht bardh e zi. Por t’i mbyllësh sytë, të mos shohësh në mënyrë patriotike se si është realiteti, nuk është politikë e mirë”, tha Çanak.

Be the first to comment on "Politikani serb: S’jam tradhtar, për mua Kosova është shtet i pavarur"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*