Presidentja Vjosa Osmani E “Gjunjëzon” Beogradin Me Veprimin E Fundit Që Bëri Për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, që të gjunjëzohet para monumenteve të vktimave të Iuftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia. Ajo ia ka përmendur vazhdimisht masakrën e Poklekut dhe 54 viktimat e saj duke i kërkuar të gjunjëzohet para pllakës përkujtimore. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME POSHTE

Deklarata e saj erdhi si kundërpërgjigje ndaj Selakoviqit që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cilësoi Osmanin si gënjeshtare e injoruese të raportit të UNMIK-ut që e nxirrte Kosovën fajtore për situatën e tensionuar në veri. Selakoviq i quajti përralla deklaratat se Kosova është kampione e paqes dhe stabilitetit. Ai madje akuzoi shtetin e Kosovës se njëanshmëria e tij po “i shkatërron të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje përfundimtare”.

Selakoviq vazhdimisht i është referuar Osmanit si qytetare e Serbisë, teksa i kërkoi asaj të ngrihet në këmbë kur përmend emrin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në anën tjetër, Selakoviq përmendi edhe emrat e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë, duke shprehur pretendimet se ata kanë kryer KRlME me organe njerëzish. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME POSHTE

Në përgjigjen e saj, Osmani i ka quajtur të gjitha deklarimet e Selakoviqit propaganda. Ajo i është drejtuar atij me fjalët se është “qytetare krenare e Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës”. “Republika e pavarur nuk shkon askund. Më mirë të ballafaqoheni me këtë realitet. Që edhe ju edhe qytetarët tuaj të shohin një të ardhme në paqe ku udhëheqësit s’bëjnë Iufta e destabilizime. Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju.

Jo vetëm ne, por edhe ata. Ekziston një tragjedi prapa secilit refugjat. Kam qenë vetë një e tillë, dhe mbi 80 për qind e popullit të vendit tim kemi qenë të detyruar të ikim nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit që po lartësohet tash çdo ditë”, ka thënë Osmani teksa ka numëruar raportet ndërkombëtare që nuk nxjerrin asnjë incident serioz etnik në Manastirin e Deçanit, siç pretendon Serbia. “Është Policia e Kosovës, shumëetnike e Kosovës së pavarur, që po i siguron Kishat”, ka thënë ajo.

Be the first to comment on "Presidentja Vjosa Osmani E “Gjunjëzon” Beogradin Me Veprimin E Fundit Që Bëri Për Kosovën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*