Profesori Edward Joseph “Çon Peshë” Gjithë Botën Me Deklaratën E Fundit:Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është Serbia SEPSE

Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington. Sipas tij,presidenti i Serbisë,Aleksandar Vuçiq me qasjen e tij ndaj krizës në veri të Kosovës,ka treguar se Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME POSHTE

Ndërsa duke komentuar marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për targat e përkohshme, e cila u arrit pas tensioneve disaditore Joseph ka thënë se me këtë marrëveshje, dy palët – me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak kanë gjetur rrugëdalje nga ngërçi, por është zbuluar edhe një problem më i gjerë.

“Së pari, me sa kam kuptuar, marrëveshja parashikon reciprocitet midis Serbisë dhe Kosovës. Në vend që vetëm Kosova t’i ndërrojë targat, tani të dyja palët do të vendosin letra ngjitëse. Ky është reciprocitet. Kosova do t’i largojë njësitë speciale të policisë, por ato nuk janë më të nevojshme, tani kur serbët i kanë pranuar aranzhimet e reja”. “Kjo është një zgjidhje më e shpejtë, por i njëjti rezultat përfundimtar si në vitin 2011, kur Kosova ka dërguar gjithashtu njësi speciale të policisë në veri”.

“Pra, ajo që po ndodh në veri të Kosovës është vetëm një simptomë dhe ne, në fund, duhet të përballemi në thelb me situatën në Ballkan dhe të arrijmë te një zgjidhje. Situata aktuale është serioze, është pjesë e tendencës përkeqësuese dhe duhet të qetësohet. Sidoqoftë, problemi më i gjerë duhet të trajtohet seriozisht dhe iluzioni të eliminohet”, ka thënë tutje Edward Joseph. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME POSHTE

Be the first to comment on "Profesori Edward Joseph “Çon Peshë” Gjithë Botën Me Deklaratën E Fundit:Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është Serbia SEPSE"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*