Profesori serb: Ky është plani i Biden dhe Erdogan që të lobojnë për Kosovën, t’i çelim sytë


Pas një deklarate të presidentit turk Reccep Tayyip Erdogan se ai bashkë me presidentin amerikan Joe Biden, do të lobojë për njohjen e Kosovës, janë alarmuar media dhe figura politike në Serbi. Për ish-ambasadorin turk në Beograd, Darko Tanaskoviq, ‘nuk është rastësi se qysh Erdogan përmend lobimin në këto momente”. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Është e nevojshme të analizohet se pse Erdogan, i cili nuk thotë asgjë aksidentalisht, ka vendosur të njoftojë publikisht që do të intensifikojë fushatën për njohjen e Kosovës dhe në mënyrë eksplicite përmend bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Tanaskoviq, përcjell Periskopi. Ai thotë se që kur administrata Biden nisi punën, është rritur presioni ndaj shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, e në veçanti ndaj atyre që janë pjesë e Bashkimit Evropian. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Greqia është shembulli më i mirë. Besoj që fushata për njohjen vetëm sa do të intensifikohet pasi Kosova ka pësuar një stagnim në këtë drejtim madje ka pasur edhe disa çnjohje. Mendoj se do të rritet numri i njohjes para mbylljes finale të asaj që konsiderohet si ‘çështje e hapur’ dhe kjo madje po bëhet pa respektuar as interest minimale të Serbisë”, thotë ai. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Sidoqoftë, ish-ambasadori serb në Beograd, tani analist dhe profesor në Serbi, nuk beson që ‘fushata Erdogan-Biden do të ketë shumë sukses’, pasi sic thotë ai ‘disa shtete pavarësisht lobimit të fuqishëm që mund të bëhet, kanë qëndrimet e veta autentike dhe arsyet e forta se pse nuk mund të punojnë për afirmimin e Kosovës shtet”. “Ne vetëm do të shohim se sa shumë do t’i kushtohet vëmendje Kosovës në takimin Biden – Erdogan në Nju Jork, që do të zhvillohet në shtator. Sidoqoftë, na duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje kësaj çështjeje”, thotë ai.

Be the first to comment on "Profesori serb: Ky është plani i Biden dhe Erdogan që të lobojnë për Kosovën, t’i çelim sytë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*