Rama me hartën e Fierit nëpër duar i jep urdhër Armando Subashit: Gjej urgjent vend se do vi Erdogani të ndërtoj spital


Kryeministri Rama ndodhet sot në Fier dhe bashkë me kryebashkiakun Armando Subashi dhe ministren Manastirliu, kanë nisur punën për gjetjen e një vendi të përshtatshëm për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit.

Kryeministri i bëri të ditur Subashit se të hënë vijnë personat përgjegjës nga Turqia dhe i kërkoi kryebashkiakut të Fierit që atyre të mos iu mungojë asgjë. Rama kërkoi që një skuadër prej tre personash të ngrihet në Bashki dhe të nxirren të gjitha lejet e nevojshme. Kushti parësor që duhet të ketë vendi ku do të ngrihet Spitali Rajonal i Fierit, sipas Ramës, është që të jetë në anë të autostradës.

Pjesë nga fjala e Ramës: Duhet urgjentisht të përcaktojmë një vend domethënës për Spitalin Rajonal të Fierit, që do i shërbejë jugut të Shqipërisë dhe jo vetëm. Nuk është vetëm ndërtim, por dhe transferim teknologjie. Për një periudhë kohe do administrohet nga burimet njerëzore të sistemit shëndetësor të Republikës së Turqisë. Menaxheri, shefi i burimeve njerëzore, shefat e pavioneve do jenë të jenë të Turqisë.

Spitali do jetë publik, pjesë e rrjetit të spitaleve publike. Do shërbejë me të njëjtat standarde në aspektin financiar. Për një periudhë kohë do të bëhet në këtë formë deri kur të transferohet komplet tek mjekët tanë. Duhet të përcaktojmë me urgjencë zonën, e cila duhet të jetë domethënëse, në anë të autostradës, jo larg nga ajo. Duhet të ketë patjetër akses në infrastrukturë, ujë dhe drita. Javën tjetër fillon puna. Të hënën vijnë njerëzit e ngarkuar për këtë punë, për matjet, projektin po e bëjnë gati.

Do ju vëmë në shërbim gjithcka, asnjë zvarritje. Kjo është detyra jote (i drejtohet Subashit). Kjo punë duhet bërë sa hapë e mbyll sytë. Duhet të ngresh këtu një skuadër me tre veta që të merren vetëm me këtë punë. Nuk kanë punë ata të vijnë të kërkojnë na duhet kjo e ajo. Këto do i bëjmë ne. Ministrja ka caktuar një person vetëm për Fierin, këtë punë do e bëjmë me sukses.

Be the first to comment on "Rama me hartën e Fierit nëpër duar i jep urdhër Armando Subashit: Gjej urgjent vend se do vi Erdogani të ndërtoj spital"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*