Sami Lushtaku i “fluget” kritikuesit prej marketi deri tek vetura, qytetari ndihet i kërcënuar


Shpeshherë kritikat nga njerëzit e pushtetshëm u kanë kushtuar qytetarëve të vendit tonë, qoftë duke u penalizuar apo kërcënuar në forma të ndryshme direkt nga vet politikanët apo njerëzit e afërt më ta. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në qytetin e Skenderajt, ku një kritikues i vazhdueshëm i kryetarit të degës së PDK-së në këtë komunë, Sami Lushtakut, thotë se Sami Lushtaku i është turrur direkt atij por që ka hasur në gozhdë të fortë.

Sokol Halili, qytetar i Skenderajt, ka shkruar një status të gjatë në rrjetin social Facebook, ku ka bashkangjitur edhe një video, ku shihet që Sami Lushtaku teksa i shkon mbrapa kur del nga një market, dhe i afrohet tek vetura ku shihet se bisedojnë për disa minuta. Sipas Halilit kur Lushtaku e ka kuptuar se përballja me të është fatale është larguar duke tentuar që të mbetet mik më të. Por Sokol Halili ka thënë së çdo tentim afrimi ndaj tij nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij do të përfundojë në pozicion absolut mbrojtës.

Madje ai ka thënë së Drenica duhet të çlirohet nga këta njerëz që e kanë kapur dhe uzurpu çdo të mirë të vendit. Nëse goditet PDK në Drenicë ai ka thënë se kësisoj qytetarët e këtij vendi do të lirohen nga ajo që e ka quajtur tirani. Me poshte mund ta gjeni deklaraten e personit qe eshte ndjer i kercnuar

Be the first to comment on "Sami Lushtaku i “fluget” kritikuesit prej marketi deri tek vetura, qytetari ndihet i kërcënuar"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*