Senatori amerikan: Asociacioni i komunave me shumicë serbe, recetë për katastrofë

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan, Bob Mendez, ka marrë pjesë në një organizim të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), në të cilin është diskutuar për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Asociacionin e komunave me shumicë serbe, idesë që kanë qarkulluar për shkëmbim territoresh dhe ndryshimin e kufijve. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUPOSHTEKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME

Mendezi ka kritikuar ish-administratën Trump për presion vetëm ndaj Kosovës, duke thënë se ka qenë gabim diskutimi për shkëmbim territoresh. “Administrata e Trump fatkeqësisht bëri të gjithë presionin drejt Kosovës dhe aspak ndaj Serbisë dhe Beogradit.

Dhe kjo krijoi pasoja në fund të ditës. Unë gjithashtu s’besoj që shkëmbimi i territoreve do të duhej të ishte një prej gjërave që duhej diskutuar”, ka thënë Mendezi. Në fund Mendez ka thënë se kundërshton edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas politikanit amerikan, Asociacioni i komunave me shumicë serbe një “recetë për katastrofë”. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUPOSHTEKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME

Be the first to comment on "Senatori amerikan: Asociacioni i komunave me shumicë serbe, recetë për katastrofë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*