Serbia mbush me libra serbisht shkollën në Fier të Shqipërisë


Një shkollë në Fier ka pranuar libra nga disa qytetarët serb. Kjo shkollë gjendet në Fier, edhe pse aty nuk jeton asnjë serb.
Disa serb nga Serbia, janë organizuar për t’i dhuruar libra kësaj shkolle. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Ndaj kësaj ka reaguar edhe Daut Dauti, i cili ka shtruar pyetje ndaj qeverisë në Tiranë, se si ka mundësi që librat serb janë të pranuar në Shqipëri, ndërsa Serbia nuk pranon libra shqip në Preshevë. Në publikimin e Dimitrije Markoviq, ka shkruar se këto libra janë dhuratë nga komuna e Çajetinës, nga kryetari i saj, Milan Stamatoviq.

Postimi i Plotë: Shkollat serbe në Shqipëri?! Këta, në këtë fotografi, janë serbë të cilët i kanë dhuruar libra një shkollës serbe në Fier! Merreni me mend, në Fier, ku nuk ka asnjë serb, ka shkollë serbe! Dhe, serbët e Serbisë organizojnë pajisjen e kësaj shkolle serbe me literaturë!

Me këtë rast ne patjetër duhet t’ia parashtrojmë një pyetje qeverisë në Tiranë: Si është e mundur që ju të lejoni shpërndarjen e materialeve në shkolla ku nuk ka serbë kur në të njejtën kohë juve nuk ju lejohet që t’a bëni të njejtën gjë në Serbi në disa dhjetëra shkolla ku ka vetëm shqiptarë?

PS: Kjo fotografi është marrë nga Facabook i njëfar Dimitrije Markoviqit (Димитрије Марковић) dhe nën fotografi është ky tekst: Данас смо српској школи у албанском граду Фиеру уручили уџбенике и друга наставна средства, поклон Општине Чајетина и председника Милана Стаматовића Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Be the first to comment on "Serbia mbush me libra serbisht shkollën në Fier të Shqipërisë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*