SHBA e prer me Vuqiqin, Blinken letër: Njihni Pavarsin e Kosoves


Duke dalë përtej protokolleve të zakonshme, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i dërgoi një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në të cilën ai e shkroi me dorë një mesazh të veçantë nën pjesën zyrtare të letrës. Por pjesa më e rëndësishme ishte mbi këtë pjesë, ku ai i kërkoi Vuçiçit njohjen reciproke me Kosovën, raporton Novosti. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiçit. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkroi Blinken me stilolaps në fund të letrës, e cila u dërgua më 23 shkurt dhe me të cilën ai e falenderoi Vuçiçin për urimin e tij për emërimin si Sekretar i Shtetit, raporton Novosti. Letrën nga Blinken, Vuçiç e zbuloi një ditë më parë, duke vlerësuar se “duke mos llogaritur historinë e njohjes reciproke me Kosovën”, mesazhi ishte “kuptimplotë dhe i mirë” në të gjitha aspektet e tjera, për të cilat ai falënderoi Blinkenin. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, tha Vuçiç. Në shkurt, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia kujtoi presidentit serb qëllimin e Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, që është njohja reciproke. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Be the first to comment on "SHBA e prer me Vuqiqin, Blinken letër: Njihni Pavarsin e Kosoves"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*