Shembull i përgjegjësisë: Qeveria e Holandës jep dorëheqje për një gabim


Qeveria e kryeministrit holandez, Mark Rutte, ka dhënë dorëheqje pasi mijëra familje u akuzuan gabimisht se kanë marrë mjete financiare për fëmijët dhe nga to u kërkua që t’i kthejnë të hollat. Deputetët holandezë deklaruan se këto familje u lanë anash nga zyrtarët për taksa, politikanët, gjykatësit dhe shërbyesit civilë. Shumë prej të prekurve nga ky veprim i qeverisë ishin me prejardhje të huaj dhe qindra soll u përballën me vështirësi ekonomike.

Pas këtij skandali, kryeministri Rutte ia dorëzoi dorëheqjen mbretit. “Njerëzit e pafajshëm janë kriminalizuar dhe jeta e tyre është shkatërruar”, tha ai para gazetarëve, duke shtuar se përgjegjësia për atë që ka shkuar keq bie mbi kabinetin e tij, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Qeveria e dorëhequr do të vazhdojë të mbetet në pushtet deri në mars, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Sidoqoftë, ministri i Ekonomisë ka dhënë dorëheqje me efekt të menjëhershëm për shkak të rolit të tij në këtë skandal.

Kjo nuk është hera e parë që një qeveri holandeze jep dorëheqje kolektivisht. Në vitin 2002, kabineti qeveritar i asaj kohe kishte dhënë dorëheqje pas publikimit të një raporti që fajësonte ministrat dhe ushtrinë se kishin dështuar ta parandalonin masakrimin e myslimanëve në Srebrenicë në vitin 1995.

Be the first to comment on "Shembull i përgjegjësisë: Qeveria e Holandës jep dorëheqje për një gabim"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*